• |
ide | kryesore

Vidal akordohet me Inter, por kërkon pagesë nga Barcelona

Sport



Vështirë të mendosh që Arturo Vidal mund të luajë me Barcelonën pas janarit. Nëse nga njëra anë klubi blaugrana dëshiron ta mbajë, me kërkesë të Valverde e të shokëve të skuadrës, nga ana tjetër kileni po bën gjithcka për të rritur tensionin e të gjejë një shteg me cmim të ulët për tu bashkuar me Antonio Conte tek Inter. Cështja për shkak të një mungese të pagesës së bonus që është bërë publike nga Vidal, është një lajm që i bën të lumtur intersitët, prej muajsh në gjurmë të ish-mesfushorit të Juve e Bayern.

Vetë kiliani ka dalë hapur: “E gjej të padrejtë që nuk më njihen ato para – tha ai për Radio ADN -, por është një cështje që nuk ka të bëjë fare me atë që përjetojmë sot. Përgjegjësi nuk jam unë, me cështjen po merren agjenti dhe avokati im. Është një argunment për të cilin do flas kur të jem në Spanjë. Tani jam me pushime e dua të flas vetëm për atë që ndodh këtu”.

Një sinjal i forte, që vjen nga Katalonja, që i shtohet edhe një akordi tashmë të arritur mes zikaltërve dhe lojtarit. Në Milano 32 vjecarin e prêt një kontratë deri në 2022 për 5 milionë euro në sezon. Tani mungon vetëm marrëveshja me Barça. Oferta për huazim me të drejtën e blerjes e fiksuar në 12 milionë euro nuk është mjaftueshëm për të bindur spanjollët, por duke parë situatën e krijuar, edhe ata mund të jenë të detyruar të ulin pretendimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *