• |
ide | kryesore

4 shqiptarë tmerri i Barcelonës, grabitën 27 shtëpi

Lajme, Të fundit



Një bandë shqiptarësh që kishte mbretëruar duke përhapur një valë frike në të gjithë Barcelonën, përmes vjedhjeve të shumta, është çmontuar nga policia. Një deklaratë mëngjesin e së dielës nga njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi se disa individë që i përkisnin bandës ishin arrestuar pas një hetimi shterues.

Mes të arrestuarve janë 4 shqiptarë midis moshës 32 dhe 34 vjeç të cilët dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish në lagjet Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona. Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh u raportuan nga banorët e zonës. Ishte një banor i zonës që raportoi për një person të dyshimtë në lagje.

Një oficer policie nxitoi në vendin e ngjarjes, por kur iu ndeshi në kërcënimet e tij. Gjithsesi shqiptari u arrestua dhe me vete iu gjetën një bollëk të sendeve me vlerë, duke përfshirë stoli dhe sasi të konsiderueshme parash. Më vonë u zbulua se ai ishte me dy persona të tjerë.

Të gjithë ishin pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 6 persona të cilët siç raporton policia ishin specialistë për hyrë në shtëpi dhe që vepronin në mënyrë metodike për t’i plaçkitur ato. Skema ishte e qartë. Ata parkonin makinën në një vend të errët. 3 prej tyre dilnin prej saj me rroba të errëta.

Pasi kryenin grabitjet ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës. Vetëm pasi kishte prova, policia kreu një bastisje në këtë shtëpi ku gjeti një sasi mallrash të lidhur me dhjetëra grabitje. Personat që u gjendën aty u arrestuan. Ata do të dalin në gjyq javës tjetër. ©Përgatiti LAPSI.al



2 Comments

  1. Ja flisni ju te ashtequajtur Neri,Ari,etj se faji e ka Rama apo Basha?
    Shqiptaret jane race dembeli edhe kerkojne te pasurohen brenda nje ore edhe nuk e hane punen, se edhe ata qe jane jashte e dine qe nje gjerman nje anglez apo nje hollandez nuk e blejne dote nje shpi por marin hipotek neper banka edhe punojne gjithe jeten per ta shlyer, kurse Shqiptaret me vila edhe toke te shlyera qe rine neper kafene ankohen se ska pune se ska shtet se e ka fajin Sala per socialistet. edhe fajin e ka Rama per demokratet, tregon ketej jashte fytyren tone te vertet se cfare jemi, mos te na vi hidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *