• |
ide | kryesore

Arsenal humb edhe derbin me Chelsea: kurrë kaq keq nga 1975

Sport



Nuk janë muaj të lehtë për Arsenal. Lojë e zbehtë, futbollistë të trishtë e ndonjëherë edhe në polemika me tifozët. Nëse shkarkimi i Unai Emery ishte i pashmangshëm, më pak i parashikueshëm ishte thirrja e Mikel Arteta, pas një periudhe të shkurtër të Freddie Ljungberg. Spanjolli, në debutimin para tifozëve të shtëpisë, mori duartrokitjet e Emirates para derbit me Chelsea, si të ishte shpresa se me të Gunners do të nisin ngjitjen, gjë që nuk ndodhi.

Ozil, që duket i rigjetur, inspiroi avantazhin e minutës së 13′ me Aubameyang që mposhti Kepa: për gabonezin është goli i 13 në Premier League, ekzaktësisht gjysma e atyre të shënuar nga Arsenal në kampionat. Chelsea u përgjigj, por një dorë ia dha Leno, që doli huq në goditjen e dënimit të Mount, duke i dhënë mundësinë Jorginho të barazonte me portë bosh (83′). Vetëm katër minuta dhe Ëillian gjeti të lirë Abraham, që shënoi 2-1 me lëvizjen tipike të një sulmuesi. Tani Chelsea është i katërti +4 nga Manchester United e +5 nga Mourinho, ndërsa Arsenal nuk fiton në shtëpi prej dy muajsh.

Zbritja e Gunners vazhdon: Arsenal është në krizë të plotë e zona e rënies nga kategoria është vetëm 6 pikë larg. Një situatë që në veri të Londrës nuk verifikohej prej dekadash. Vetëm 25 në fakt pikët e marra deri tani në 20 ndeshje, dicka pak më tepër se 1 pikë për ndeshje. Më keq se kaq ka bërë vetëm në 1975, kur pas 20 javësh pikët ishin vetëm 21. Në fund atë sezon Arsenal shpëtoi vetëm me 6 pikë diferencë, pikërisht ato që aktualisht ka skuadra e Arteta nga vendi i tretë nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *