• |
ide | kryesore

Borussia i djeg të gjithë: Haaland vishet verdhezi

Sport



Nuk ka as Juventus, as Manchester United në të ardhmen e Erlin Haaland: surprizisht gjiganti norvegjez ka firmosur me Borussia Dortmund. Lajmin e kanë bërë zyrtare vetë gjermanët që kanë treguar firmën e sulmuesit premtues norvegjez, që shpërtheu në këtë edicion me fanellën e Salizburg. Për austriakët rreth 20 milionë euro, pagesa e nevojshme për klauzolën e zgjidhjes së kontratës e vlefshme vetëm në këtë dritare merkato.

Një befasi e vërtetë nga ana e gjermanëve që janë treguar shumë të aftë të punonin nën rrogoz e të bindnin sulmuesin 19 vjecar. Të shumtë ishin ata që e shihin shtatlartin pranë Juventus, duke parë mardhëniet e mira mes Raiola e bardhezinjve, por norvegjezi ka zgjedhur Gjermaninë për të bërë kapërcimin në kualitet. 19 vjecari në sezon ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje, madje 8 në 6 sfida në Champions League, kompeticion që do të vazhdojë ta luajë në verdhezi. Kontratë deri në 2024, natyrisht e pasur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *