• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u vra dhe dogj trupi i prostitutës shqiptare në Kanë të Francës

Lajme, Të fundit



Mediat franceze kanë zbuluar detaje tragjike për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare Brunilda Sadiku në Mugins në afërsi të Kanës në Francë. Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Mediat citojnë prokurorinë franceze sipas së cilës shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Policia franceze tha se ka arrestuar të premten një tjetër shqiptar 28-vjeçar si i dyshuar për krimin. Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurorja francez Fabienne Atzori tha se pas krimit 28-vjeçari ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë. Sipas saj motivi i krimit mbetet i paqartë, por besohet se arsyet janë të dobëta.

Shqiptari i arrestuar doli para një gjykatësi të shtunën ndërsa të hënën do të bëhet një autopsi më e specializuar e viktimës e cila u identifikua nga 2 tatuazhe në trupin e saj. Prokurorja shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015.



4 Comments

  1. Njerezit Jane hallexhinj. Gjindje e lige lejeni tjetrin te halli I vet se per ta ndihmu nuk e beni. Dhe hiqeni etiketimin prostitute. Prostitute eshte gjithe politika moterqire ne qelbistan si ne shpirt dhe ne mish.

  2. U prehte ne Paqe! Ka ardhe per keta qe jane rrugeve ne emigrim, te mos bejne vetem selfie ne facebook , por te tregohen te sinqerte per kushtet e jetes dhe te punes se emigrentit qe shume here per te jetuar, i duhet te beje pakt me djallin!

  3. Ky moster km ka te drejte vetem dhe vetem ne nje gje. Jeni kazaner pa perjashtim. Nuk mund te shkuani e reja shqiptare por patjeter duhet dhe ta therisni pros…… nje shqiptare qe per arsyet qe vetem ajo i di ka qene ajo qe ka qene? A jeni normal? Po ju cfar jeni ateher? Cfare jeni ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *