• |
ide | kryesore

Finalja e Usa 94 Brazil-Itali do të riluhet: këtë herë Baggio nuk mund ta cojë penalltinë tek yjet

Sport



Në 9 janar 2020 në Fortaleza do të riluhet finalja e Botërorit 1994 Brazil-Itali. Në fushë, shumë protagonistë të asaj ndeshje dramatike, që u luajt një pasdite të nxehtë në Pasadena e rezultoi fatale për ‘azzurri’ që dolën të mundur nga pika e bardhë e penalltisë. Mungesa e madhe do të jetë Roberto Baggio që e dërgoi në qiell penalltinë e tij, por do të jetë Arrigo Sacchi në pankinë. Federata braziliane ka lajmëruar prezencën e Zola, Albertini, Baresi, Apolloni, Benarrivo, Berti, Costacurta, Casiraghi, Evani, Mussi, Massaro e Tassotti.

Për të kompletuar organikën e Italisë do të jenë të tjerë kampionë të kalibrit të Braglia, Vierchowod, Schillaci, Eranio, Rossi e ish-tekniku i Shqipërisë Christian Panucci. Italia do të kërkojë revanshin, për atë humbje që ka vendosur finalen e parë të një Botërori me 11 metrsha, përballë Taffarel, Gilmar, Cafu, Jorginho, Marcio Santos, Aldair, Ricardo Rocha, Ronaldao, Branco, Mauro Silva, Dunga, Mazinho, Bebeto, Zinho, Paulo Sergio e Viola. Takimi është lënë pikërisht në 9 janar në orën 21.30 lokale në stadiumin Presidente Vargas.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *