• |
ide | kryesore

Guardiola trishton Mourinho në fund viti: 100 fitore në 134 ndeshje

Sport



Pas humbjes me Wolverhampton, shumë e rëndë nga pikëpamja psikologjike, Manchester City ishte thirrur në cështje të përgjigjej në Etihad. Nëse është e vërtetë se gati është e pamundur të rikthehet në garë për titull, tre pikët janë të rëndësishme për të mbajtur Leicester e vendit të dytë nën presion. Citizens mposhtën 2-0 Sheffield United, ndërsa Pep Guardiola ka shënuar një tjetër rekord. Me fitoren 2-0 kundër Sheffield, pas 134 ndeshjesh në Premier League, trajneri i Manchester City ka arritur fitoren e 100 në karrierën e tij në kampionatin anglez, duke përmirësuar rekordin që mbahej nga José Mourinho (100 fitore pas 142 ndeshjesh).

Sheffield, mes surprizave të Premier League, i kishin hequr pikë Chelsea, Arsenal, Tottenham e Manchester United, por nuk e bëjnë dot kundër Citizens. Në momentin më delikat të ndeshjes, De Bruyne shërbeu për Agüero në zonë dhe Kun mposht Henderson, duke shënuar golin e 10 në kampionat (52′). Kampionët e Anglisë u mjaftuan të administrojnë lojën dhe e mbyllën historinë me De Bruyne në kundërsulm (82′).

Mbeten -14 të besuarit e Guardiola, sepse Liverpool fiton edhe në javën e 20 të Premier League. Në Anfield Road, Wolverhampton i dorëzohet një goli të Mané (42′) duke mbajtur +13 ndaj Leicester të vendit të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *