• |
ide | kryesore

Ibrahimovic ndryshon hierarkitë: Piatek e Suso dalin jashtë, Leao në pole position

Sport



A mundet një lojtar i vetëm të përmbysë hierarkitë në një skuadër të tërë? Po, nëse futbollisti në fjalë quhet Zlatan Ibrahimovic. Me ardhjen e suedezit është e kuptueshme që ekuilibrat të Milani do të ndryshojnë. Në fund të fundit, Ibra është marrë edhe për këtë, për t’i dhënë një tronditje ambientit, për të bërë të vlerjë talenti e për ti dhënë më shumë besim të rinjve dhe – pse jo – t’i nxisi ato që vazhdojnë të luftojnë.

NGJITET LEAO – Sipas La Gazzetta dello Sport, në radhë të parë, mes atyre që mund të bëjnë duet me sukses me Ibrahimoviç është Leao. Djaloshi ka stofin e duhur, por duhet të përmirësohet (dhe shumë) në disa aspekte. Mbi të gjitha në administrimin e ndeshjeve. Portugezi do të mund të luajë si sulmues i majtë në tridhëmbëshin 4-3-3 (nga i cili Pioli pritet ta nisë) apo si sulmues i dytë në një në 4-4-2 hipotetik. Në mesin e fushës, Milani do ta rinisë nga inkursionet e Bonaventura dhe nga “regjia” e Bennaccer, ndërsa Krunic, mesfushor me këmbë dhe cilësi të moderuara, do të mund të fitojë pozicionin mbi më të ashprin Kessie.

SUSO NË RREZIK – Por le të kthehemi në sulm, ku Piatek pret të njohë të ardhmen e tij. Nëse Pioli do të duhet të vendosë të vazhdojë me 4-3-3 (dhe kështu do të jetë, të paktën për momentin), “Pistolieri” do të jetë i shtrënguar të luajë vendin me Ibrahimovic dhe nuk do të jetë sigurisht një shëtitje. Edhe Suso rrëzikon në një farë mënyere. Kush do të lëvizë nëpër krahë me Zlatan në qendër, në fakt, duhet të vrapojë shumë: ja përse Calhanoglu, ose më saktë lojtari kuqezi që ka vrapuar më shumë kilometra në ndeshje në 17 javët e para të kampionatit, është favorit për një vend në krahun e djathtë të tridhëmbëshit, me Suso që, sikur thuhet, rrezikon të mbesë jashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *