• |
ide | kryesore

Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku: yjet e katër shteteve në Air Albania për të prekurit nga tërmeti

F1, Sport



Futbolli nuk e humb asnjëherë sharmin e misionin e tij, edhe klur bëhet fjalë për kampionë të së kaluarës. E kështu, pas derbit kryeqytetas Air Albania hap dyert për një tjetër ngjarje, këtë herë krejtësisht bamirësie. Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në datë 10 janar dhe lajmin e ka konfirmuar vetë FEderata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë për shtyp në faqen e saj zyrtare.

Kampionë bote e Europe në fushë: Zambrota e Perrota anëtarë të Italisë kampione në 2006, apo futbollistët grekë si Karagunis që triumfuan në Euro 2004. “Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit” shkruhet aty.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, fton të gjithë sportdashësit në këtë festival të paharrueshëm, ku do të performojnë në fushën e blertë emra të dashur, historikë dhe kampionë të futbollit, pa harruar edhe performancën artistike të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Ky projekt i përgjegjësisë sociale, vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti. Krahas këtyre inisiativave FSHF ka premtuar edhe ndërtimin e tre shtëpive të rrënuara nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *