• |
ide | kryesore

Makina përplaset me bordurën, humb jetën 24-vjeçari në Laç

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16.15 në fshatin Zheji të Kurbinit, në aksin rrugor Mamurras -Laç. Një automjet tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Përplasja me bordurën ka rezultuar fatale për shoferin e automjetit pasi i ka mbetur i vdekur në vend.

Nga karta e identitetit që është gjetur në vendngjarje mësohet se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Florian S. nga Bushnesh Krujë, i ditëlindjes 1995. Viktima aktualisht ndodhet në morgun e qytetit të Laçit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *