• |
ide | kryesore

“Me këto duar do të të mbys”/ Plas sherri në “Shihemi në gjyq” (VIDEO)

Syri i Lapsit

Alketa ka udhëtuar nga Greqia dhe në “Shihemi në Gjyq”, ajo kërkon drejtësi për vëllain e saj, i cili vuan dënimin në Greqi për vjedhje. Edliri, i cili është personi që ka tentuar të vjedhë në guroren në Sarandë, ka pranuar se ka gabuar kur ka përmendur emrin e vëllait të saj.

Debatet mes tyre ishin me tone shumë të larta, ku Alketa vazhdimisht ka përdor tone fyese dhe madje e ka kërcënuar Edlirin. Alketa kërkon drejtësi për vëllain e saj, sepse akuza e padrejtë po iu shkatërron familjen.

Alketa: Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim?

Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem Alketa. Ti nuk ke shkuar për të vjedhur atje?

Edlir: Nuk kam shkuar, unë thjesht kam kaluar atje. Ata pandehën se unë shkova për të vjedhur dhe më gjuajtën me armë.

Eni Çobani: Ti thua që unë kam qenë i pavetëdijshëm. Ti thua që kam 40 gëzhoja akoma në trup. Fat i madh që je akoma në jetë, sepse me 40 gëzhoja nuk e di nëse një njeri mund të jetojë.

Alketa: Po atë mendje ka ai dhe 40 ditë mos ta zinin, njeri i poshtër.

Eni Çobani: Në këto kushte ti ke thënë emrin e Florianit dhe ke thënë edhe një emër tjetër?

Edlir: E vërtetë!

Eni Çobani: Ky emri tjetër, nuk figuron në asnjë lloj gjykimi, përveç në një deklarimin tënd fillestar. Dhe unë dua të di, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, çfarë ka bërë me këtë emër? Pse nuk është futur në hetim? Pse nuk është dënuar nga gjykata? Ky është një problem shumë i madh jo vetëm i juaji, i drejtësisë, ligjit, prokurorit dhe i gjykatës. Janë të gjithë këtu të përfshirë, jo vetëm ju.

Edlir: Mua kur më plagosën ata, që më çuan në spital dhe kam ndjenjur 4 ditë në spital. Ata erdhën më pyesnin dhe unë nuk isha në gjendje që t’i ndaja gjërat me kë isha dhe me kë nuk isha.

Alketa: Si ore nuk ishe në gjendje ti? Emrin e vëllait tim e mbaje mend ti ore?

Edlir: Unë të thashë më erdhi ai në mendje.

Alketa: Pse s’të erdhi emri i vëllait tënd?

Edlir: Po nuk më erdhi se po të më kishte ardhur, do i kisha thënë dhe për vëllain tim. Do i kisha thënë dhe për ty po të më kishe ardhur si ide. Me atë kisha jetuar më shumë, kishim ngrënë bukë bashkë dhe ai më erdhi, nuk e bëra me qëllim.

Alketa: Pse nuk the emrat që ishin bashkë me ty?

Edlir: Oj motër!

Alketa: Mos më thuaj motër!

Edlir: Nuk e kam thënë me vetëdije.

Eni Çobani: Mirë që në momentin e parë ke qenë në efektin e ilaçeve, por gjatë gjykimit, je gjykuar gati 5-6 muaj, në asnjë moment nuk reflektove për të thënë të kundërtën?

Edlir: Mua s’më jepnin mundësi që të flisja, se po të më jepnin mundësinë të thoja me kë ishe…

Eni Çobani: Si nuk të kanë pyetur asnjëherë, gjatë gjykimit tënd?

Edlir: Nuk më kanë pyetur, se po të më pyesnin nuk diskutohet ai muhabet.

Alketa: Kujt i thua këto gënjeshtra ti ore?

Ardit Gjebrea: Prit, prit!

Edlir: Unë nuk po them të vërtetën, nuk di unë gënjeshtra.

Alketa: Me këto dy duar do të mbys, more vesh apo jo? Se jam aq shumë e mërzitur, sa të vras unë me këto duart e mia. Njeri i poshtër. Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim?

Ardit Gjebrea: Qetësohu, shko atje, se do ta zgjidhim. Qetësohu!

Alketa: S’mund ta shikoj dot atë fytyrë të qelbur!

Eni Çobani: Të lutem Alketa se unë të kërkova leje para se ta sillja.

Zonja Eni tregon se ky është vetëm fillimi i kësaj historie dhe personat që janë të përfshirë do gjykohen dhe hetohen nga organet kompetente. Më tej, ajo kërkon nga Alketa që t’i japë dorën Edlirit.

Alketa: Jo, nuk mundem t’ia jap dorën këtij njeriu se unë e di sa po më vuan vëllai atje në Greqi dhe unë bashkë me atë. Shpenzimet e mia të burgjeve atje, punën që ka lenë vëllai më ke shkatërruar familjen, kush do t’i paguajë? Do t’i paguash të gjitha ti!

Edlir: Ngaqë s’ka faj ai prandaj erdha unë.

Edliri mes lotësh i kërkon falje Alketës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu