• |
ide | kryesore

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Nuk e vonon LDK qeverinë e re të Kosovës

Lajme, Të fundit



Kreu i LDK-së Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të Albin Kurtit paraditen e së dielës. Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ.

“Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë” – thotë Mustafa.
“LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend. LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë” – thotë Mustafa.
“Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje. Caktimi i mandatarit, marrja e mandatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje” – e mbyll Mustafa.



6 Comments

  1. po mjaft o Ise mos e hup respektin qe ke pase deri tani, hap rruge per formimin e Qeveris

    dhe mos bej loje fjalesh duke thene se ” VV mund ta themeloje Qeverine ne rast se kane vote

    dhe mandate per ta bere ate “. Ti dhe te gjithe e dine se VV nuk i ka votat per ta bere Qeverine

    e vetme dhe shume mire qe nuk i ka se mund te katandisej si tepsia e Rilindjes . Si burre ne

    moshe fizike dhe politike nuk te ka aspak hije. I gjithe opinioni pret me padurim dhe shprese

    ne bashkepunimin tuaj konstruktiv dhe shtetformues dhe jo te rrish me peshore ne dore

    sa po marr e sa po jap. Vertet populli ju ka dhene vota e mandate te peraferta nga ana numerike

    por ju e dini fort mire se shpresa per ndryshim eshte ne radhe te pare VV dhe Albin Kurti.

    Dhashte Zoti qe ata mos ta shperdorojne kete besim dhe shprese jo vetem per Kosoven por edhe

    si model per Shqiperine. Do ishte ne nderin e dinjitetin Tuaj dhe te partise qe perfaqesoni qe

    te vinit se pari Kosoven e pastaj partine dhe jo si Rilindja qe ve se parti partine dhe pastaj

    Shqiperine. Tung.

  2. Isa o bej qeverin e bashkimin per te miren e vendit e mos fol diten me kurtin e naten me thaçin booolllll me dredhina

  3. Shpresoja se Kurti do te sillte dicka ndryshe ne politiken e Kosoves por mesa po shohe u mbars mali polli mi . Ky ja ka me hile LDK e duk qe kur mori kryetarin e parlamentit ne te PA bese . Nuk thone kot se marksistet , (komunistet) nje Turi kane e Kam ne gjak mashtrimin

  4. Mesues i kam lexuar komentet e tuaja dhe te vlersoi .Po per rastin konkret Albini ka te drejt .deri Sa skishte marveshje Te pa perfunduar si mundet tja jepte kryetarin e kuvendit qe i takon .fotcese e par se Po Te merte PLD kryet.. e kuvendit. Bente qeverin me forca te tjera prsndaj eshte Pak me spec kjo pune

  5. Neokomunistet po ringjallen ne ballkan ket te revolucioneve cfare pret kurti pse se bene qeverin apo don te fitoj pik ne opinjon qe po e pengon LDK jo ajo se pengon por VV bene loj te FLLIQUR TE KOMUNISTEVE SI NE 1945-1948 ASHTU SI NE SHQIPERI DHE KOSOV

  6. Zgjedhja e Kryeparlemtarit nga VV ishte thjesht nje provokim per duel nga ana e VV. Ne qofte se LDK nuk do ta votonte vendi shkonte ne zgjedhje te reja. LDK u terhoq nga mundesia e nje pale zgjedhjesh te reja. Besoj se VV ja bere te qarte LDK dhe te tjereve se eshte e gateshme per zgjedhje te reja. A eshte VV komuniste apo neokumuniste? Sa kahe qe ne trojet shqiptare urdheron SHBA, marksista e fashista si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi thjesht do zbatojne urdherat e mentalitetin qeverisesh te SHBA. Keshtu qe ish komunistat e PDK, e LDK, e VV thjeshte sa duhet te pshertijne qe Tito e Enveri kane vdekur me gjithe doktrinat e tyre Marksiste Leniniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *