• |
ide | kryesore

Roma me pronar të ri para ndërrimit të Viteve: akordin e prishin 20 milionë

Sport



Roma mund të ketë së shpejti një pronar të ri. Lajmin e shkruan il Messaggero, sipas të cilit është në pikën e mbylljes tratativa mes Pallotta e Friedkin për shitjen e klubit tek ky i fundit. Në orët e fundit, në fakt, këshilltarët kanë arritur të mbledhin në një tavolinë dy sipërmarrësit amerikanë e distanca prej 47 milionë euro mes kërkesës e ofertës është reduktuar në 20, duke e afruar jo pak akordimin, që pritet sipas të përditshmes, brenda fundit të vitit. Nga palët në cështje për momentin nuk ka asnjë rrjedhje informacioni, në tentativë për të ruajtur një tratativë që duhet, për motive të qarta, të qendrojë e rezervuar.

Bisedimet, shkruan gjithnjë e përditshmja romane, kanë nisur në 23 dhjetor në aksin Londër-Los Angeles-Boston: Pallotta e Friedkin kanë vendosur të mos funsin në bisedime ndërtimin e mundsshëm të stadiumit të ri në Tor di Valle – Roma nuk e ka marrë kurrë aprovimin nga Campidoglio – e, ndërkohë, nga 800 milionë të kërkuar fillimisht nga pronari aktual (272 milionë janë borxhe) është zbritur në 780.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *