• |
ide | kryesore

Tenis: Murray dorëzohet në Melbourne, pa nisur turneu

Sport



Nis keq 2020 për Andy Murray që duhet të heqë dorë nga Australian Open, Slam i parë i vitit që po troket. 32 vjecari e tre herë fitues i trofeve Major ka anulluar pjesëmarrjen e tij në këtë turne, që do të nisë në 20 janar për shkak të një problemi në ije. “Kam punuar kaq shumë që të kthehem në formë për të luajtur në nivele të larta, sa që tashmë jam shumë i zhgënjyer”, janë fjalët e skocezit pesë herë finalist i Doën Under.

I kthyer në cirkuit pas operacionit në ije një vit më parë, Murray, që ka zbritur në vendin e 125 në renditjen botërore, nuk ka luajtur edhe në ndeshjen e parë të Mbretërisë së Bashkuar në finalet e Kupës Davis muajin e kaluar në Madrid dhe parashikohet se mund të kthehet në fushë jo më parë se muaji shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *