• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni festën e çmendur të Gerrard: Rangers fitoi pas 9 vjetësh në Celtic Park

Sport, Video



52 pikë, vetëm 2 më pak se Celtic kryesues: festa është e gjitha për teknikun e Rangers Steven Gerrard, që i ka dhënë fund pathyeshmërisë prej 9 vitesh të vendasve në Celtic Park. Kështu Rangers triumfojnë në Old Firm, duke mundur 2-1 në transfertë në javën e 21 të kampionatit skocez, tani krejtësisht i hapur.

Në Celtic Park, skuadra e Gerrard kaloi në avantazh me Kent, pas penalltisë së humbur nga Christie. Formacioni i Lennon barazon provizorisht me Edouard, ndërsa në pjesën e dytë golin e fitores e shënoi Katic. Rangers tani është -2 nga Rangers, por kryesuesit kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. E megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Gerrard të festojë cmendurisht me tifozët e tij triumfin historik.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *