• |
ide | kryesore

Chelsea, sherr në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes: Lampard aprovon, “Nuk dua lojtarë të qetë”

Sport



Tre pikë për të blinduar vendin e katërt që të con në Champions League, tre pikë për të rivendosur hierarkitë në qytet. Chelsea fitoi derbin e Londrës me përmbysje, duke shkatërruar ëndërrat e Mikel Arteta për fitoren e parë në shtëpi. Pierre-Emerick Aubameyang iluzionoi tifozët në Emirates Stadium, por Jorginho e Tammy Abraham përmbysën situatën pas një intervali ku plasi edhe sherri tek Blues.

Lampard ka zbuluar se bë pushim të ndeshjes lojtarët e tij kanë sulmuar njëri tjetrin pa goditje të ndaluara. Menaxheri i Blues megjithatë nuk është fare i shqetësuar nga sjellja e skuadrës, si ka bërë të ditur për The Sun: “Jam i lumtur që ndodhi sepse nuk dua 11 lojtarë të qetë. Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë i thashë ckisha për të thënë dhe isha i qartë. Pastaj djemtë nisën të flasin dhe u bënë pak agresivë, por është dicka pozitive e në fushë erdhi përgjigja që doja pas humbjes me Southampton”. Me pak fjalë është në rregull, gjithcka përfundon mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *