• |
ide | kryesore

Foto/ Lazio befasohet në Formello: 12 mijë tifozë brohorasin Strakoshën e të tjerët

Sport



Festë e madhe për Lazio në rifillimin e sencave stërvitore në Formello, pas triumfit në Superkupën Italiane kundër Juventus. Rreth 12 mijë persona kanë rrethuar fushën Fersini për seancën e hapur për publikun, të cilëve i është treguar trofeu i fituar në Riad në 22 dhjetor. Shalle, flamuj e kore për të gjithë: mes më të brohoriturve, tekniku Inzaghi, Immobile, Strakosha e Milinkovic-Savic.

Një klimë feste, por jo për shkak të fund vitit. Entuziazmi i tifozëve bardhekaltër është meritë e Immobile, Strakoshës e të tjerëve, si dhe sezonit të jashtzakonshëm që po bëjnë. Për djemtë e Inzaghi, nuk ka kohë për të humbur sepse në 5 janar është sfida me Brescia, në Rigamonti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *