• |
ide | kryesore

Foto/ Skandali i Courtois: fëmijë sekret me fqinjën e martuar në Londër

Sport



Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid, është në qendër të një stuhie mediatike për zbulimin e një fëmije sekret që ish-numri 1 i Chelsea ka patur me një grua të martuar, Elsa Izac, fqinja e tij e bukur e shtëpisë (një vile prej 3 milionë stërlina në Wimbledon).

Belgu sapo ishte transferuar me shoqen e tij Marta Dominguez, ndërsa ajo ishte e martuar me një bankier e nën e tre fëmijëve. Ishte dashuri me shikim të parë dhe – sipas asaj që tregon Daily Star – cifti kalonte takime romantike edhe në hotelet ku Chelsea ishte në grumbullim, ndërsa Marta priste një fëmijë.

Historia përfundon kur Elsa, ish-modele tani stiliste, mbeti shtatzënë. Duket se Courtois i ka kërkuar të abortojë, pavarësisht se gruaja ishte ndarë nga i shoqi. Ajo nuk ka dashur ta bëjë e në shtator 2017 lindi Enzo. Portieri, që ndërkohë fluturoi tek Real Madrid, e ka takuar një herë Elsën e fëmijën, por sipas një burimi të Daily Star, gruaja kërkon që “Courtois ta njohë fëmijën publikisht, edhe pse ai nuk e ka mohuar kurrë se është i ati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *