• |
ide | kryesore

Në Rio të gjithë në radhë për një foto me statujën e Ayrton Senna

Sport



Në Rio de Janeiro festa për Vitin e Ri do të jetë edhe rasti për inaugurimin, në brigjet e Copacabana, edhe të statujës në kujtim të Ayrton Senna, homazh i Brazilit për të paharrueshmin ‘tricampeao’ në F1. Monumenti është bërë që tani objekt ‘pelegrinazhi’ i njerëzve që kërkojnë inspirimin “për të fituar në jetë”. Statuja e Senna e derdhur në bronx në madhësi reale, është vendosur pranë Copacabana Palace, e për të bërë një foto përkrah të madhit Ayrton është bërë radhë e gjatë, në pritje të fishekzjarreve të Vitit të Ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *