• |
ide | kryesore

Nuk duhet të jetë mirë – Fekir krahason veten me… Messi: “Jemi të njëjtë”

Sport



Nabil Fekir si… Lionel Messi. Një krahasim që duket i guximshëm por që vetë futbollisti i Betis Sevilla e ka bërë, në proporcionet e duhura, duke folur në një intervistë për Telefoot. Ish-fantazisti i Lyon ka folur për kualitetin e karakteristikat e tij në fushë duke i vënë përballë me ato të argjentinasit, gjashtë herë Topit të Artë.

“Jemi aktorë që futen në fushë për të kënaqur publikun”, ka thënë Fekir. “Për sa i përket Messi, kemi stil loje të ngjashëm. Nuk jam i cmendur, nuk jam i zoti si ai, për për disa aspekte ngjasojmë. Është lojtari që njerëzit duan të shohin e që i bën njerëzit të dashurohen me futbollin”.

“Hap i shpejtë, këmbë e majtë. Me pak fjalë, jemi njësoj …”, ka përfunduar 26 vjeçari i mbërritur në Liga për rreth 20 milionë euro nga Franca, pasi luajti në Ligue 1 nga 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *