• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Rama: Brenda 2021 askush nuk do jetë më në çadër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Edi Rama shpalosi objektivat konkrete për zonat e prekura nga tërmeti, por edhe ndihmën që qeveria ka parashikuar për t’iu dhënë qytetarëve, të cilët kanë  humbur shtëpitë e tyre.

Shefi i qeverisë tha se brenda vitit të ri 2021 asnjë qytetar nuk do të lejohet që të kalojë vitin e ri në çadër, por secili shtoi ai,  do të transferohet në shtëpi të re. Më tej  Rama tha se të gjithë lagjet e reja duhet të vijonë punimet me qëllim që banorët të stabilizohen në godina të sigurta për jetën e tyre.

“Objektivi është që brenda 2020, të gjitha ata që jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në zonat urbane, dhe thjesht kanë kërkuar një çadër duhet të futen në shtëpinë e tyre të re. Asnjë nuk do ta lëmë të kalojë vitin e ri 2021 në çadër, ky është objektivi i parë. Besoj  se ne do të jemi gati, që me fillimin e pranverës, maksimalisht marsin, të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga çadrat në shtëpitë e reja.  Spitalet, shkollat duhet të riparohen brenda disa muajsh. Lagjet e reja, ambicia është se brenda 5-6 mujorit të parë t’i kemi në kantier, kjo kërkon shumë kohë, sepse kërkohet ndërhyrja masive.  Pika tjetër lidhet me donacionet, sepse u përmend donacionet e vogla.

Në këtë rast meritojnë vlerësimin më të madh, sepse kanë ndarë diçka nga buxheti i tyre familjar për rindërtimin. Duhet filluar meremetimi për pallatet e banimit, por më një ekzigjencë për të rregulluar eurokodet, ky është meremetim që bëhet me shpenzimet e vetë kompanive. Për famijet e varfëra, apo shtresën e mesme, që ka humbur shtëpinë nga tërmeti ne u garantojmë kushte më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe familjet me të ardhura modeste.  Spitalit i Laçit, një godinë tani e amortizuar do të jetë më cilësore, më e sigurt, më dinjtoze, sepse do të ndërtohet nga e para dhe do të garantohen kushte shumë më të miria se ato që ishin më parë”, tha kryeministri Edi Rama.



12 Comments

  1. Pse pikerisht ne fund te 2021 ? Kjo eshte “kumbulla” e rradhes e te gjatit tone . Mbasi e rrope dhe e vodhe kete popull , mbasi pushtetin ja dorezove krimit , mbasi injorantet i ngrite ne pjedestal , mbasi bere e ç’nuk bere , mbasi me keq se kaq nuk mund ta beje , nje gje nuk kuptoj , pse kerkon edhe ta poshterosh kete popull ??? Nese nuk ke frik nga njerezit trembju Zotit , heret apo vone Ai ndeshkon .

  2. Dakort me komentin tuaj xxxxxxx, por Zoti duhet ndihmuar sepse prandaj i ka bere njerzit

    jo vetem me kurriz per tu perkulur e goje per te mbllacitur por edhe me mendje per te arsyetuar

    dhe duar per te vepruar. Dhe kete duhet ta beje brenda limiteve te kohes qe Zoti i ka dhene njeriut

    te jetoje sepse kur te vije ndeshkimi nga Lart ndoshta e shikojme nga parajsa.

  3. Më duket se njëherë pat thënë brenda 6 muajsh por nuk jam i sigurtë.

    Por jam i sigurtë që brenda dy vitesh 2020-2021 nuk do të ketë njerëz në çadra, jo se do t’i strehojë qeveria e këtij karabushit, por se për dy vjet njerëzit vetë do të bëjnë diçka për veten e tyre sepse nuk shpreson askush te qeveria.

  4. 2 vjet te rrine neper cadra o rob qire .Ne 2021-shin se ate vit jane zgjedhjet dhe ka shprese te rrije akoma ne pushtet ky zarbe .Je i vdekur kete radhe se hyre ne histori si armik i kombit shqiptar ,duke hedhur poshte Kosoven dhe u bashkua me Millosho-Vucicet.

  5. Je genjeshtar e maskara i paperceptueshem !Ligesia jote,Edvin Rama nuk ka kufinje!Ishte momenti ku i gjithe opinioni vendas dhe jo vetem ishin me sy e veshe nga vendi i fatkeqesise natyrore dhe nuk le minute pa dale si profet,si besimtar,si shakatar,si i zgjuar shume,si hokatar,si shpetimtar dhe çfare nxore ne drite per fatkeqet ?!Mire ata qe iken ne ate tjetren bote,paçin drite shpirtrat e tyre,se nje pjese e mire e tyre iken fale krimit dhe paaftesise qeverisese qe nuk kishit as edhe nje pale doreza llastiku e jo mjete por ti shpetuar por mbi ta rendonte kova e fadromave vrasese dhe idiotesise se drejtimit te nxjerrjes se tyre nga germadha !!!Mbi germadhat e vdekjes bere politike alla ronaldo,apo me letrat e Gjushit kriminel dhe sot pas nje muaji e ca ?!Asgje,llafe e vetem llafe as edhe nje fature nuk e ke .Zero !Je totalisht i paafte ne rastin me te mire kjo ne çdo rast tjeter shqyrtimi je sigurisht kriminel e vrases !As edhe ne boten tjeter nuk i shpeton dot fatkeqet ti se vendi yt eshte ne Ferr !Do rrine dy vjet ne çadrat tuaja verore o i semure mendor ?!Vdekja kur te marre do te jete e mundimshme shume per ty,pjelle e ndyre,bastardesh te pashpirt !

  6. Me sa po kuptoj dashka tu marre dhe çadrrat e dhuruara nga shoqatat bamirese,se ky eshte aq shpirt lig qe nuk kenaqet duke i pare qe po ngrine neper çadrra po do ti nxjerr jasht fare dhe te shkoj e tju tregoje barcaleta me shpija te reja,a popull muti si nuk u ngopet gjysem shekulli me komunizem qe ngelet gjithe jeten duke u qare,po kush ua ka fajin se ju te mirat i doni vetem nga komunistat e psardhesit e tyre psikopate hajdute manjake e ç’tju them tjeter vazhdoni e besojuni por kutte nuk do ju vije ndonje e mire prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *