• |
ide | kryesore

Valeri thumbon konkurentët e Dance with me, ‘Nuk i njihte njeri’

Paparazzi, Slider



Valer Kolnikaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e fundit për “Dance with me”.

Ditë më parë Valeri bëri edhe një status para finales së spektaklit ku shkruante:

“Vendi i pare do i jepet Era Rusit meqe kendoi bukur ne festival, edhe pse ne kercim ishte cope cope hahahahah Flori po. Meqe mbaruat per nje cmim t’ju shendrise ylli urime. Ne Malesi thone: Siç e more do e gezosh”.
 I ftuar në “Thumb On”, Valeri tregoi se pas këtij postimi, Era i ka shkruar në Instagram: “Turp të kesh, kaq kisha”.
 Valeri vazhdoi me deklarata të forta duke u shprehur se sipas tij Era Rusit nuk i ka shndërritur kurrë ylli.

“I vetmi që bëri show dhe lajm isha unë gjatë gjithë javëve, se disa figurat të tjera ishin në fillimet e tyre, ndërsa disa të tjerëve nuk i ka shndërritur ylli kurrë edhe pse kanë qenë vite në ekran. Për shembull Era Rusit ku i ka shndërritur yll? Era Rusi apo Mateus Frroku kanë vite në ekran dhe shyqyr që kanë bërë një duet, ai me Bujar Qamilin, ajo tjetra me Rezmie Osmanin dhe u njohën se këndonin, nuk e di publiku çfarë bëjnë këta njerëz”, tha Valeri në “Thumb On”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *