• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si një person shpoi me thikë gomën e makinës së Shpend Ahmetit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar pamje të një personi që e ka shpuar me thikë gomën e makinës. Ahmeti shkruan se të shtunën herët në mëngjes, ky person e ka prerë me thikë gomën e makinës së komunës, të cilën ai e përdor për të dalë në terren. Kjo sipas tij, nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse një tentativë për kërcënim.

Ahmeti shkruan se këto kërcënime janë të kota, pa marrë parasysh se nga kush vijnë. Kryetari i Prishtinës ka thënë se e kanë denoncuar rastin në polici. “Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, – ka shkruar Ahmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *