• |
ide | kryesore

Enigma/ Si u përfshi sekretarja e kryebashkiakut Tushe në sherrin me granatë

-Instant, Të fundit



Si dëm kolateral i atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, ka mbetur e plagosur dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Të dy u goditën nga granata që ish-shoferi i bashkisë Gëzim Saraçi hodhi në drejtim të Tushes. Sipas informacioneve paraprake sekretarja e ka lejuar ish shoferin ta presë kryebashkiakun në zyrën e këtij të fundit për shkak të afërsisë dhe njohjes së tyre të vjetër. Madje Saraçi e ka porositur Erisën, që të mos lejonte njeri tjetër të hynte në zyrë, pas Fatos Tushe ka mbërritur aty. Kur të dy mbetëm vetëm plasi një sherr dhe tonet u ngritën. Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e ka hedhur atë.

Për pasojë nga shpërthimi, sekretarja është dëmtuar më shumë sidomos në gishta edhe në fytyrë.

Qalliu, rreth 30 vjeç, është e martuar dhe nënë e një fëmije të mitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *