• |
ide | kryesore

Fjoralba Ponari largohet nga emisioni i Top Channel

Paparazzi, Slider



Fjoralba Ponari ka njoftuar mes lotësh largimin nga programi që drejtoi këtë sezon televiziv “Ora e Tiranës”.

Fjoralba falenderoi ka falenderuar stafin e programit dhe është shprehur se nuk do ta drejtojë më për shkak të angazhimeve të tjera. Moderatorja tregoi se ky program do të vazhdojë, por jo më nën drejtimin e saj. “Kemi mbërritur në fund dhe unë do ndaj një lajm me ju. Nuk do të jem më pjesë e Orës së Tiranës për shkak të angazhimeve që do të kem vitin e ardhshëm. Por nuk mund të iki pa falenderuar të gjithë stafin e programit dhe të gjithë ju që na keni ndjekur”, u shpreh Fjoralba e përlotur. Jam pak e emocionuar. Së bashku do të ndahemi këtu, por rrugëtimi i Orës së Tiranës vazhdon sepse ora e një qyteti të madh si Tirana nuk ndalon kurrë. Gëzuar festat dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Fjoralba



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *