• |
ide | kryesore

Flamengo: Gabigol fiton Topin e Artë amerikano-latin

Sport



2019 e jashtëzakonshme e Gabigol mbyllet me një cmim prestigjoz personal. Sulmuesi i Flamengo, në pronësi të Inter, ka marrë edhe Topin e Artë amerikano-latin, trofe i dëshiruar nga të gjithë që në kontinentin amerikan e dorëzon cdo vit e përditshmja El Pais, tashmë në edicionin e 34. Golashënuesi më i mirë i Brasilerao e i Kupës Libertadores ka marrë 168 vota nga 372 të disponueshme, duke mundur shokët e skuadrës Bruno Henrique e De Arrascaeta.

Gabigol, 43 gola sezonalë, ka marrë 45% të votave totale, duke pasuar kështu argjentinasin Gonzalo Martinez, fitues i cmimit në 2018. Nëse 2019 ka qenë viti i pagëzimit përfundimtar, 2020 është akoma një rebus. Pas tre javësh do të nisë sezoni i ri i klubit brazilian e sulmuesi nuk e di ende se ku do të luajë. E sigurtë se nuk do të kthehet tek Inter, si ka rrëfyer vetë dy javë më parë. Flamengo shpreson ta mbajë, por zikaltrit presin ende mpropozime nga ndonjë klub europian për të përfituar sa më shumë nga shitja e djaloshit që në Appiano nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *