• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit

-Instant, Kryesore, Lajme



Atentati që ka tronditur Lushnjen, në të cilin Gëzim Saraçi, goditi me granatë në zyrat e bashkisë, kryebashkiakun Fatos Tushe dhe sekretaren e tij Erisa Qalliu mban brenda vetes shumë mistere. Pësrse këtë ditë të fund vitit, që në ora 09 00 të mëngjesit, ish shoferi i Tushes e priti atë në shkallët e hyrjes së insititucionit ? Përse Tushe e kishte pushuar nga puna ish shoferin Sararaçi, duke e detyruar atë të hidhte granatën me të cilën e plagosi në shpatull dhe në këmbë ? Pse ishin grindur vazhdimisht dhe madje disa dite me parë? Pse Tushe nuk pati bërë asnjë denoncim për këto grindje? Pse ai dikur kishte punësuar një “shofer-shok” me te shkuar kriminale? A ishte sekretarja Erisa Qalliu një dëm kolateral i këtij incidenti ? A kishin shefi dhe ish shoferi një konflikt të hapur mes tyre?

Kronika

Në mëngjesin e kësaj të marte. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka hyre në derën kryesore të bashkise kur ka gjetur aty ish shoferin e vet Gezim Saraçi. Në shkallët qe të çojnë drejt katit te dyte të bashkisë ka pasur nje debat verbal mes palëve, debat i cili ka vijuar deri ne zyren e kreut te bashkise Fatos Tushe. Pikerisht aty, Gezim Saraçi ka vendosur te nxjerrë nga xhepi i xhupit nje granate duke e hedhur drejt Fatos Tushes dhe sekretares se tij Erisa Qalliu.Pas ngjarjes autori është larguar menjehere me vrap nga ambientet e bashkisë ndersa shpërthimi ka tronditur punonjesit e tjerë, të cilët kane kërkuar menjëherë ndihmë për të derguar ne spital Fatos Tushen dhe sekretaren e tij. Fatmirësisht Tushe ka marre dëmtime të vogla në shpatull dhe këmbë, por është jashtë rrezikut, ashtu sikurse edhe Erisa Qalliu, ndonëse sekretarja ka dëmtime më serioze në gjymtyre të ndryshme. Menjëherë policia ka rrethuar qytetin ndaj atentatorit që është larguar në drejtim të paditur, ndërsa të plagosurtit janë dërguar në spitalin e Tiranës.

Versionet

Fakti që atentati është kryer nja një person që i ka shërbyrer për shumë kohë si shofer kryebashkiakut ka nxitur dyshimet e para se sherri mes tyre nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as banal. Hamendësimet shkojnë nga një qefmbetje për largimin nga puna e deri tek pazare të prishuar mes të plagosurit dhe agresorit. Pikërisht këtij version i ka mëshuar edhe Partia Demokratike me një deklaratë menjëherë pas atentatit. Sipas PD-së shoferi Gëzim Saraçi njihet si një njeri i botës së erët të krimit dhe i lidhur me trafikun e drogës. “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij” thuhet nga selia blu. Dhe pikërisht për këtë në deklaratë mbërrihet në konkluzion: “Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni”.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. allall lapsi. jeni bere polici prokurori gjykate kafene ku opinioni i cdokujt na paraqitet si e vertete e pamohueshme. keshtu si e nisur do na beheni kishe e xhami bashke. dmth batak

    1. Nëse ti shoku Genci ke të dhëna e njohje personale ,e këto dy personazhe të atentatit, nëse të dy i njeh për bura të ndershëm e që nuk janëngatëruar kurrë punë të pista e trafiqe droge apo prostitucioni,përse e le opozitën e portalet që të “gabojnë” ?
      Por më duket se nuk ke asnjë informacion për ta, por thjeshtë se je komunist që kishat e xhamitë po të jenë bashkë, sipas teje si komunist, janë “batak”, e ju del në mbrojtje shokëve të “kllasës”

        1. Tushe është në mos gaboj, i katërti kryebashkiak i “rilindjes”, i ngatëruar vetë apo me persona të botës së krimit, që u rizgjodh në votimet njëpartiake të 30 qershorit.
          A është e interesuar me të vërtetë kjo qeveri që të kapë autorin e atentatit kundër tij ?
          A mos edhe historia e arrestimit të atentatorit të Tushes do të zgjasë disa vjet si puna e Balilit derisa me “marëveshje” të shkojë e dorzohet tek drejtori i policisë ?
          Atentatori në mes të ditës e në qendër të Lushnjes, i iku policisë duke ikur “në drejtim të panjohur”.
          Është atentatori që ju tha apostolave na hëngshik….

  2. Ku eshte droga, prostitucioni, super vjedhja, super grabitja, kurveria, poshtersite e pa funde jane oEdvin pordha, ose sherbetoret prostituta te ketije funderrine qe ja nxiu faqen vendit tone more jazek i qofte ketije te pa udhi,

  3. Ky shofer ishte pushuar nga puna para pese vjetesh o shpellkaret e pd si perdorues droge,por pd shyqyr qe ndodhin ngjerje te tilla qe kujtohet te beje opoziten e tipit te qytetarit dixhital salih karaxhic berisha,me pd dhe pordh nuk duhet te besh se thone qe ke pire hashash le po te dhjesesh e quajne kokaine,nuk kemi cfare te bejme kjo eshte opozita sot e 6 vje

  4. B…q… e lapsit dhe lapanjozet qe i besojne jane hedhur ne sulm per te shpifur. O idioter ai hitleri juaj qe u denua me 5 miljon leke dhe qe duhej denuar me burg( se shpejti atje do shkoj) per shpifje ndaj kryeministrit po ju cone ne rruge qorre prandaj thirrini mendjes sa nuk eshte vone.

  5. As nuk zgjidhen dot ndryshe e as nuk i mbajne dot vendet e punes ndryshe. Vecse me felliqsira. Thjesh po i shperthen i pa permbajtshem qelbi qe i ka perpire tash e 6 vite me shum se kurdohere. Keto gjera te mos bejme sikur nuk i dime. Ato aty jane ndodhin i mohojne a jo .

  6. TITULLI I SHKRIMIT I CUDITSHEM .

    PSE NE DUHET TE DIME GJITHECKA PER ATENTATIN NE LUSHNJE .

    JU LUTEM KUSH TA DIJE TE NA SHPJEGOJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *