• |
ide | kryesore

Hedh në fushë telefonin pas golit të anulluar me Var: arrestohet tifozi i Norwich

Sport



Var bën shumë të diskutohet e nuk i pëlqen aspak anglezëve, në vecanti një tifozi të Norwich që, pas golit të 2-0 së mundshme të Pukki kundër Tottenham, i anulluar nga teknologjia, ka humbur durimin duke hedhur në fushë telefonin e tij celular. Një lëvizje që i ka kushtuar vërtetë shumë atij, i arrestuar në pushim të ndeshjes e i përjashtuar nga stadiumi i klubit anglez për tre vjet.

Një momento tërbimi që do të mbahet mend gjatë. Në fillim i arrestuar, pastaj i përjashtuar, gjithcka për shkak të një goli të anulluar. Kur Var vendosi të mos e vlerësonte golin e 2-0 të Pukki, publiku i Carrow Road manifestoi gjithë mosaprovimin e tij e një tifoz kaloi cdo limit duke hedhur në fushë gjënë e parë që kishte në duar. Një gjest që është vënë re nga punonjësit e sigurisë së stadiumit e që ka detyruar klubin të përdorë grusht të hekurt. “Norwich – lexohet në komunikatën e shoqërisë – vazhdon në politikën e tolerancës zero kundër sjelljeve të papranueshme ose diskriminuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *