• |
ide | kryesore

Juventus bleu lojtarin, Parma i bën bllokadë: “Kulusevski me ne deri në qershor”

Sport



Juventus ka vënë duart mbi Dejan Kulusevski. Duhet të jetë një traativë për qershorin, por mbetet e hapur hipoteza që mesfushori të transferohet në Torino që në merkaton e janarit. Megjithatë, mes akordit të bardhezinjve me Atalantën është pozicionuar Parma. Presidenti, Pietro Pizzarotti, ka paralajmëruar si torinezët ashtu dhe bergamaskët, që zotërojnë kartonin e suedezit që është huazuar në Emilia. “Deri në qershor do të mbetet me fanellën tonë. Mendoj se është gjëja e duhur edhe për të, jo vetëm për Parmën”, ka thënë ai për Gazzetta di Parma.

“Po bën një rrugëtim të bukur e Parma është skuadra me dimensionin e duhur për të, që të vazhdojë të rritet. Pastaj meriton skena të tjera, sepse është vërtetë shumë i fortë. Por deri në qershor do ta gëzojmë ne”, ka shtuar. Ndërkohë, Kulusevski duhet të mbërrijë në J-Medical në ditët e para të vitit, flitet në 2 ose 3 janar, për të kryer vizitat mjekësore, hapi final para firmës në kontratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *