• |
ide | kryesore

‘Libero’ modern i fushës, trajneri inovativ që drejtoi brezin e artë të futbollit shqiptar: Shyqyri Rreli kampioni i të gjitha etapave

F1, Sport



Shyqyri Rreli do të mbahet mend si trajneri i kastës së shkëlqyer të futbollistëve si Agustin Kola, Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Perlat Musta, apo Sulejman Demollari, të cilët formonin një ekip yjesh që rrallë mund ti vijnë ekipit kombëtar. E ai strateg inovativ, që pati fatin ti drejtonte gjatë viteve ’80, duke barazuar me Poloninë e Bonjek e duke tronditur Belgjikën (ate edicione kampione) 2-0 në 1984, duke shkuar një hap larg kualifikimit në Europian, nuk do të jetë më, i ndarë nga jeta në moshën 89 vjecare.

Ish-numri 3 i Tiranës e Dinamos, klub me të cilin arriti 4 tituj kampion dhe 4 Kupa të Shqipërisë, kishte impresionuar gjithnjë në mbrojtje, me elegancën me të cilën zgjidhte situatën e sigurinë, deri edhe të tepruar që kishte tek vetja, por që kurrë nuk e la në baltë. Ata që patën fatin ta shohin në fushë mendonin se më i rëndësishëm se në fushë nuk mund të ishte, por pas 14 vjet si protagonist në futbollin që kishte rëndësi, Rreli befasoi me inteligjencën e tij taktike si trajner.

E pra nuk duhet të ishte cudi, sepse në rolin e tij, të interpretuar si modern për kohën, Rreli ishte trajner që në fushë. E më të mirën e dha pikërisht në pankinë, me titujt Ballkanikë me ekipin Shpresa, dy titujt kampion me Tiranën dhe tetë vite të rëndësishme në drejtim të kombëtares kuqezi, duke merituar edhe vlerësimin me shumë çmime individuale si “Mjeshtër i Madh”, “Mjeshtër sporti” apo edhe “Legjenda e futbollit shqiptar”.

Profili i Shyqyri Rrelit

Datëlindja: 18.05.1930
Vendlindja: Tiranë
Roli në fushë: Mbrojtës
Numri i fanellës: 3

Karriera si futbollist
Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.
Gola të shënuar 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).
Trofetë e fituara 4 tituj kampion dhe 4 Kupa të Shqipërisë (Dinamo).
Pjesëtar i ekipit kombëtar 1955-1958 (kur trajner ka qenë Adem Karapici, më pas Loro Boriçi dhe Andrea Lukshinov).

Karriera si trajner
Trajner-futbollist me ekipin e moshave Petro Nini Luarasi, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Trajner i Tiranës nga viti 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët nga 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë. Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993.

Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996.
Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën.
Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik).
Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *