• |
ide | kryesore

Pasaportat/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent Cakajn

Të fundit



Në ministrinë e jashtme vazhdon ‘lufta” mes përfaqësuesit zyrtar të cilit Rama i ka lënë drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësuesit okult që drejton realisht punën, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Bardh Agaçi. Kjo gjë është vënë re edhe me sagën e pasaportave diplomatike dhe shërbimit të cilave qeveria shqiptare ka vendosur t’ua shtyjë me një vit vlefshmërinë.

Rama pasi përkrahu urdhrin dhe thirrjen publike të ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e pasaportave diplomatike për më shumë se 350 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ka dëgjuar gjithë ankesat e bosëve të mediave dhe biznesit që i kanë fryrë në vesh Agaçit duke shfuqizuar vendimin e parë dhe shtyrë atë deri në dhjetorin e vitit tjetër.

Në prill të këtij viti, Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm dhe përfaqësues të mediave të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit.

Ekskluzive/ Sherri me Ramën. Gent Cakaj drejt shkarkimit

Por që atëherë mardhëniet mes Ramës dhe Cakajt sikurse ka njoftuar Lapsi.al (linku lart) nuk janë më të njëjtat. Dhe tashme përmes një vendimi të botuar në fletoren zyrtare, kryeministri lejon poseduesit e këtyre pasaportave t’i mbajnë deri në dhjetor të vitit 2021.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Keto jane papjekurira dhe ulin seriozitetine shtetit.Kjo tregon se vendimet meren te pastudiuara mire. Dhe ky eshte nje turp per qeverine. Mund te pranohet ndryshimi ne buxhet sepse dalin raste te paparashikuara si puna e termetit,pojo ceshtja e pasaportave. te thuhet cili ishte qellimi i bllokimit dhe tani te thuhet pse u anullua vendimi i pare. Thuhet si justifikim se urdhri i dyte e anaullon te parin ekjo eshte vertet ,por duhet thene PERSE?

    1. {shtë shumë e thjeshtë o shoku.

      Rama i thotë këtij këlyshit që të heqë pasaportat.
      Këlyshi kujton se edvini e ka me të vërtetë.
      Por edvini duke kërcënuar për heqje pashaportash i detyron ata që kanë të tilla që të paguajnë për të vazhduar ti mbajnë dhe të kenë privilegje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *