• |
ide | kryesore

Presidenti i ardhshëm entuziazmon Romën: “Dua të lë shenjë”

Sport



Tratativat mes James Pallotta e Dan Friedkin për kalimin e pronësisë së Romës vazhdojnë, ashtu si dëshmon komunikata e një dite më parë e klubit verdhekuq. Kjo situatë gjeneron optimizëm tek tifozët, që e shohin me entuziazëm ndryshimin e pronësisë, sidomos pas deklaratave të sipërmarrësit amerikan. “Tifozët e Romës janë të mrekullueshëm, i dedikojnë zemrën e tyre skuadrës, shpresojmë ti kthejmë nderin sa më shpejt të jetë e mundur” shkruhet në faqet e Il Messaggero.

Friedkin është edhe më i qartë në fjalët e thëna për Corriere della Sera: “Kam qenë gjithnjë i dashuruar me Romën, një qytet me bukuri të pafund, me një histori të mrekullueshme. Kam zgjedhur të investoj këtu për të lënë një shenjë edhe në historinë sportive të qytetit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *