• |
ide | kryesore

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

1, Ide

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një nga muret e shtëpisë së tij. Në një fjalim gati tre çerek ore në Facebook, më shumë sesa për arritjet apo dështimet e qeverisë, ai tregoi për cilësitë apo difektet e tij karakteriale.

Ai na vizatoi profilin e një njeriu, që jo vetëm sejcili nga ne do të dëshironte t’a votonte, por që do ta quante fat që kishte përkuar të jetonte në kohën e tij.


Lexo me tej:

Pikat kryesore/ Apologjia e Edi Ramës për veten (video)

Natyrisht, personazhi i përshkruar nuk është një “qënie perfekte”. Shpesh ai nuk e bën diferencën mes Unit dhe shtetit. Shpesh vuan nga deliri i pasjes së dhuntive jo të zaonshme. Shpesh është arrogant, pasi respekton më shumë bindjet sesa konsensusin. Shpesh nuk i shpëton dot gabimeve të pashmangshme të vendimmarrjes.

Por, lista e mëkateve përfundon këtu. Sa për akuzat e tjera ai e ka përgjigjen.

Për të gjithë ata që kanë lexuar një raport të OSBE-së se pasuria e tij, e vënë nga dhënia e lejeve të ndërtimit, i kalon të 200 milionë eurot, ai nuk ka ëndërruar kurrë të bëhet i pasur. Pasi ai nuk jeton për të përfituar, por për të lënë gjurmë në histori.

Për të gjithë ata që kujtojnë se i ka gënjyer, duke shpikur alibi për avionët e drogës, Habilajt, Agron Xhafën, Saimir Tahirin, Ervis Roshin apo Vangjush Dakon, ai është njeriu që nuk do mashtronte asnjëherë me qëllim. Pasi ai nuk do të mundte ta bënte këtë në dëm të vendit që drejton.

Për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtuara, si për të zhdukur krimin brenda 300 ditëve, apo për të bërë buxhetin e arrsimit 5%, ai e ka një justifikim. Nuk i ka joshur me vetëdije sepse me këtë opozitë të dobët që ka përballë, nuk ka nevojë të bëjë premtime për të marrë vota.

Për të gjithë ata që kanë dëgjuar se po kërkon të zhdukë demokracinë, të mbyllë mediat dhe të heshte zërat e lirë, ai në fakt është duke mbrojtur qytetarët e thjeshtë. Pasi ai nuk e duron dot që kush ka në dorë një pushtet të abuzojë me të.

Për të gjithë ata që kanë lexuar në mediat e mbarë botës, se qe pjesë e planit të Vuçiçit për të ndarë Kosovën, ai nuk do ta bënte kurrë këtë poshtërsi. Pasi nuk do ta tradhëtonte kurrë popullin e tij.

Për të gjithë ata që tremben se mini Shengeni është një projekt i Beogradit, ai garanton se është i vetmi lider shqiptar që ka arritur personalisht ta bindë presidentin serb të heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky është pra Edi Rama i vizatuar prej vetvetes.

Një njeri me dhunti jo të zakonta, për hir të miqësisë me të cilin, liderët e vendeve “armike” janë të gatshëm të heqin dorë nga politikat e tyre tradicionale, një politikan i lloji të ndryshëm, që para etjes për para, yshtet nga deliri për të lënë gjurmë në histori, një kryeministër që nuk bën premtime të gënjeshtërta, që e di se janë të parrealizueshme, një burrë që nuk ka mashtruar asnjëherë me qëllim dhe që i mirkupton të gjithë ata që janë xhelozë qoftë për gjatësinë, qoftë për talentin dhe qoftë për famën e tij.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë përzierje interesante vyrtytesh dhe difektesh, nuk do ta kishte të vështirë të klithte: “Po ky është vërtet kryeministri im”. Sejcili prej nesh, që do të jetonte një një botë tjetër, do të pohonte me pathos: “Po ky është njeriu që dua të votoj”.

Por, fatkeqësisht ky është vetëm Rama i ERTV. Ky është Edi si do të donte t’a shihnim, duke i eklipsuar anën e tij të errët, që ndan paratë e këtij vendi me dhjetë oligarkë, që rrëmbën votat me frokët, prengët, ndokajt, dakot e roshët, që e ka shndërruar ish partinë më demokratike të vendit në një garnizon, që e ka degjeneruar parlamentin në teatër kukllash dhe Shqipërinë në të vetmin vend monist të Europës.

Por, pavarësisht nga kjo, ndonëse me këtë autoportret dhuratë, në fund të vitit, Edi Rama u mundua të na mashtrojë sërish, këtë herë vërtet duhet ti jemi mirnjojtës.

Pasi duke skicuar personazhin e ERTV, që u përpoq të luajë, ai na tregoi se është i ndërgjegjshëm se e di se si duhet të jetë. Dhe së dyti, sepse na ofroi një mundësi për të krahasuar aktorin e Facebookut me kryeministrin real. Boll ta vëmë në peshore bashkë me alter egon e vet, për të kuptuar se kush është ai që nuk na duhet qoftë edhe një ditë më shumë në vitin që vjen.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Rama i ERTV eshte gjithashtu i urryeshem. Ne ndryshim nga ty o Bushat nuk do te doja te jetoja kurre nen nje kryeminister qe beson se cdo gje qe ndodh ne vend varet nga cilesite e karakterit te tij. Ne ndryshim nga Bushati, nuk kam nevoje per lider shpirteror. Rama i nentokes na vjedh e dhunon, por te pakten nuk na ben edhe per te vjelle si ky i ERTV. Te thuash qe Rama i ERTV eshte kryeministri jot i preferuar eshte komplet zhgenjyese. Je viktime e modelit terapeutik te politikes dhe shoqerise.

      1. Shkrimi i Bushatit nenkupton me sinqeritet te qarte qe nese Rama do i kishte realisht keto cilesi te mira karakteri qe i njeh vetes do ishte i adhurueshem si kryeminister. Ndersa per mua eshte krejt e kunderta. Cdo kryeminister qe i shpjegon 6 vjet qeverisje me apologjine e karakterit te mire (edhe nese eshte realisht i mire) duhej hedhur ne zjarr edhe po te ishte Krishti. Edhe Krishti po te rrinte verdalle 6 vjet nuk do thoshte qe me ka sjelle Zoti dhe jam me i miri por do bente analize objektive me shifra, me fakte, me projekte. Ndjese e sinqerte per cdo njeri si une qe ndjehet i ofenduar nga krahasimi im.

      2. Sigurisht që titulli edhe shtjellimi i shkrimit tenton të bëjë ironinë pasi në fakt Bushati rëndit këtu po ato akuza që ka opozita për kryeministrin.
        Por sa i vjen Bushati rrotull me ironira për të nxjerrë fallsitetin e propogandave të ERTV, a nuk do të ishte më mirë që vetë si gazetar të bënte “mea culpa” për vete e të kërkonte ndjesë nga shqiptarët që e ka mbështetur me pasion Edi Ramën sa ishte në opozitë ?
        E pranon tani hapur Bushati se Rama e pati filluar rrugën e tij të karierës korruptive të politikës, qëkurse ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.
        Po a nuk ka qenë Bushati e “analistë” të tjerë mediatikë shumë më agresivë ndaj qeverisjes demokratike e liderit të PD, Berishës, duke i ardhur në ndihmë propogandave të Ramës e karrierës së tij politike ?
        Ka bërë padyshim edhe Berisha si çdo njeri i kësaj bote gabime , por ama nuk ka asnjë fakt se ai është pasuruar me rrushfete e ka ndërtuar saraje si ai i Surelit të Ramës.
        Në po ate banesë, apartament që ka jetuar si mjek dikur, vazhdon të jetojë edhe sot.
        Sidoqoftë e përshëndes opozitarizmin luftarak të Bushatit, duke ju bërë thirrje gjithë gazetarëve që të ndjekin shembullin e tij, por duke hequr dorë së bëri edhe opozitë të opozitës, duke ja rezervuar vetes këtë të drejtë, nëse opozita vjen në pushtet e bën po ato gjëra që po bën mazhoranca e sotme..
        Nëse i kthehemi me kritika qeverive të dikurëshme, kanë sot boll materiale e dokumenta mediat për tu marë me kohën e diktaturës enveriste

    1. Si emigrant në BE, pikrëisht një kryeministër që krijon një televizion të tij privat për të propoganduar veten e tij, nuk do ta votoja kurrë

  2. Cfar do te doje te votojsh mor zoti gazetar! Degjon fjalen e kryeministrit ky popull dhe nuk ka asnje acarim apo reagim! Ne rregull popull dhe me cilesorin; popull shqiptar! Lexon shkrimin me paralele dhe tituj qe ky eshte kryeministri qe do te doja ta votoja dhe e kupton pse nje psikopat fluturon ne eufori surreale te finteve te retorikes duke terrorizuar ate quhet vlere dhe kendon himne narcize ngaqe eshte i rrethuar me krijesa te vobegta inferiore si puna jote dhe te gjithe elites debile. Ju nuk jeni ne gjendje kurre ta mundeni nje psikopat. Psikopatin e mund ligji dhe ligj nuk ka ne shqiperi.

  3. Si i ERTV-se si jo i ERTV-se ky ngelet po i njeti palaço qe ka qene o z.Bushati .
    Ç’lind nga mace do gjuaj per mi .
    Huqi del me shpirtin .

    Gezuar 2020 te gjithe Shqiptareve kudo qofshin . Qofte ky vit viti i fundit i sundimit te kesaj monstre .
    Ishallah Zoti vefte dore mbi kete vend dhe e ndihmofte kete popull te shumeveajtur .
    Por edhe ne te dashur vellezer Shqiptare duhet tja japim nje dore Zotit qe ta perfundoje kete pune te mire .
    TUNG

  4. Pordhe me rigon eshte o Bushat ky palo km, si me tv si pa tv, palo 💩🙈💩🙈💩🙈💩💩💩💩💩💩💩💩💩💩

  5. Asnje skizofren nuk e pranon qe eshte skizofren.
    Deri keru jemi ne rregull. Rama vete eshte ne rregull, sipas pikerisht ketij rregulli.
    I vetmi defekt…. eshte qe eshte pak SKIZOFREN!

  6. As vitin qe vjen e as vitin qe iken, per mua sduhet te ishte fare kryeminister, per ata qe e kane votuar dhe e votojne aty qendrofte edhe per 100 vjet. Gezuar 2020

  7. Ky bur kurve , ky vemje , ky batakçi , ky sojsez duhet te zhduket nga skena politike , biles i duhet dhene ekspuls i perjetshem nga ky vend . Kjo dite nuk eshte e larget , the final countdown ….tik tak tik tak ….. vafsh ne djall o krijese e djallit .

  8. O njerez te mire,te urte e te bute si qingjat ne pranvere qe kullosin mbi livadhet djerre te Albanistanit,

    po u drejtohet bariu juaj trupgjate e lavdimadh qe bashke me urimin per ndrrimin e motmoteve tu

    spjegoj edhe mbi nje keqkuptim apo keqdyshim qe ka lindur ne mendjen tuaj ta paditur gjate

    sundimit tim te gjate.

    Se pari per gjithe 21 vjecaret qe kur per here te pare bashke me diellin ne majat e maleve, pane edhe

    vezullimin tim

    ne majat e pushtetit andej nga viti i larget 1998,. por edhe me te moshuarve qe u jane verbuar syte nga

    shkelqimi im dhe kujtojn se kam rene nga qielli , dhe megjithese ndihem i keqardhur dhe i trishtuar

    per zhgenjimin dhe tronditjen qe do pesojne zemrat tuaja te dobeta, prapseprap dua tua sqaroj se

    nuk jam i rene nga qielli dhe as nuk u ngjiza me frymen e shejte. Dhe as nuk linda ne nje grazhd

    dhe as burri i nenes sime nuk ishte marangoz por skluptori i preferuar i atij qe ju e adhuronit aq

    shume dikur. Une e di se keqkuptimi juaj vjen sa nga kohezgjatja ime ne pushtet , sa nga disa

    “dhunti” jashte tokesore me te cilat u mbrujta edhe pse femirine nuk e kalova ne Olimp por

    aty afer dhe si nip e njerit prej atyre perendive mesova da dua jeten e zotave. Sa here shkoja

    ne olimp tek daja dhe shikoja Zeusin tek gjuante rrufete mbi kokat tuaja per te miren tuaj

    enderroja qe nje dite te ulesha ne ate fron, dhe nga dora ime te gjemonin rrufete .

    Oh enderr profetike ja ku erdhe. S’ka me sofer perendish. Ka vetem olimp dhe vetem Zeus

    dhe rrufete si dhurate mbi koken tuaj.

    Por o njerez te mire e te urte si qingjat ne pranvere qe kullosin livadheve te Albanistanit, nuk

    jane vetem keto ” dhunti” qe bene qe une te jem kaq gjate bariu juaj apo si thone disa ” kazane”

    dashakeqe ” sundimtari juaj” Eshte ne radhe te pare per meriten tuaj, per durimin tuaj te pashoq

    per kurrizin tuaj legjendar.

    kESHTU QE MA GEZOFSHI NDRRIMIN E MOTMOTEVE DHE RRUFETE E MIA DASHAMIRESE.

  9. Ky eshte mashtrues i peshtire , per te mbajtur karriken e kryeministtit ky mund te beje cdo gje ,te hiqet naiv i PA djallezuar , jo i pasur , si viktim e te tjereve , mund te dali edhe mudo po qe mevoja , sikur gabimet i ka bere pa dashje . Ky eshte sharlatan , perbindesh , hajdut , atrogant ,servile i ka te gjitha te ligat . Ishalla kete vit e zene hakat e atyre qe i ka burgosur per faturen e energjise , e atyre qe u ka prishur shtepite , e viktimave te termetit , e pensionisteve , e invalideve . e fermereve te cilet nuk u shiten ptodhimet , e artisteve , e imtelektualeve qe i perbuz , e gazetareve e nuk numerohen te ligat e ketije kryeM…… Uroje qe 2020 te jete fundi i ketije bastardi

  10. Gezuar vitin e ri te gjitheve
    Hajt ta heqin Ramen por ke do veme?
    Moniken pa burre apo Moniken me burre,Bashen apo familjen Berisha..me thoni ke se me hartime dhe parfume nuk nderrohet pushteti.
    Si popull me kulture( per 2019 nje million shqiptaret nuk lexuan asnje liber) qe jemi e kemi me hak kedo qe kalon rruges dhe Ben shurren ne oborr te shtepise ku banojme,KY eshte per ne.

    1. Më e pakta duhet të kesh turp.

      Shikoi komentet më sipër je i vetmi që paske dyshim se kë do të vemë.

      Jo Monika or rilindas i sëmurë rëndë, por edhe një nxënës me shkollë të mesme do të ishte më i mirë se ky langua yt që meqënëse qenka kaq i mirë mbaje në shpi, por kur të mos jetë në pushtet.

  11. Ka qene nje loje qe luhej neper odat e Veriut qe i thonin loje kapucash dhe ku grupi fitues pasi

    e mundte grupin tjeter ngrihej ne kembe dhe i kendonte kenge tallese dhe perqeshese ndaj gru-

    pit humbes i cili rrinte ne gjunje dhe priste talljen e fituesve. Tallja dhe perqeshja arrinte deri ne ate shkalle

    sa ua afronin kembet deri tek goja. Kenge fillonin zakonisht me shprehjet :

    Kur e nisem pare (dmth perpara ose ne fillim) lojn ( lojen)
    Mire e ditem se po u kendojm.

    Keshtu edhe ky pasi na mundi si popull duke na plackitur, duke na varferuar, duke na lecitur nga

    Atedheu, duke shembur shtepi e duke mbushur burgjet per te pamundurit e duke hapur dyert e

    pushtetit e te administrates per te inkriminuarit etj etj , e tani nepermes ekranit na tall e pergjesh

    e ne si ne lojen e kapucave presim ne gjunje talljen e fituesit.

  12. Mendoj se e gjithe analiza e Bushatit permblidhet ne konkluzionin qe Rama e di se cfare eshte mire dhe cfare eshte keq. Ne kete kontekst per mendimin tim eshte nje analize perfekte. Shkurt ai eshte krejt e kunderta e asaj qe deklaron dhe kete e ben me koshience te plote. Gjithashtu mendoj se Rama me ate fjalim kishte dy qellime, Se pari te maste pulsin e shqiptareve duke pare komentet, pra njefare sondazhi dhe se dyti, t’ua mbushte mendjen ndjekesve te tij se ai eshte i miri dhe nga ai “del uji i kulluar”, por jane te tjeret qe e turbullojne rruges. Pra me shume se nje fjalim drejtuar shqiptareve, ishte nje menyre per te kontrolluar situaten. Mendoj se eshte tentative e deshtuar gjithsesi. Terreni eshte bere shume i reeshqitshem per te dhe sapo t’i shkase pak kemba, lali Erat e rilondjes jane te gatshem t’i fusin syerkembeshin

  13. Kush e mban Edi Ramën në pushtet ?
    Ramën në pushtet nuk do të mund ta mbante as gjeneral Lleshi me gaz helmues e as “trima” si Spiropalim Tao Palla apo Alfred Peza.
    Gazi më i rrezikshëm helmues që ju a bën mëndjen çorbë shqiptarëve, është propoganda e disa të zellëshmëve për të sulmuar opozitën që sipas tyre është e “pa aftë” të rrëzojë Ramën nga pushteti.
    Epo more trima, nëse paskeni bindjen se kjo opozitë qenka “e dobët” për të rrëzuar Ramën, përse nuk ngriheni ju “të fortët” e ta bëni këtë punë ?
    E bënë opozitën qepaze disa nga këta trima sa ishte në prlament duke i thënë se rri kot atje e i bëhet fasadë qeverisë së narkotrafikut,
    Ka thuajse një vit opozita që u largua tërësisht nga parlamenti e është në të njejtat pozita me cilindo qytetar shqiptar. Përse nuk dolët ju më “trimat” në protesta në kohën e tërmetit e të ngrinit zërin më lartë se Basha për ta akuzuar e rrëzuar qeverinë ?
    Jo po edhe opozita ka mbështetur “të pasurit, kapitalistët”.
    Po çfraë prisni ju, që opozita e djathtë të rikthejë kooperativat e tollonat e gjithë Shqipëria të rikthehet përsëri në një pronë të madhe të KQ të PPSH me në krye diktatorin Enver Hoxha ?
    Vërtetë që qeveria Rama nuk ka asgjë të përbashkët në sistemin ekonomik me komunizimn apo edhe socializmin europian, e është kthyer në një kapitalizëm tërësisht korruptiv e deri mafioz, por nëse digjemi nga qulli, nuk ka sepse ti fryjmë kosit.
    Edhe e majta perëndimore e ka pranuar sistemin demokratik kapitalist që nga përfundimi i Luftës së dytë botërore, e ishte perandoria lindore komuniste që ju bashkua sistemit perëndimor demokratik kapitalist e jo e kundërta..
    Nëse kritikohet qeverisja mafioze e Ramës për bashkëpunim korruptiv me disa oligarkë, kjo nuk duhe të thotë se ky na qenka sistemi kapitalist e që duhet të na çojë më kërkim të ndonjë sistemi tjetër “të ri”.
    Po kush na qenka ky sistem i ri ?
    Mos qenka diktatura e proletariatit ?

  14. Ju qe doni ta poshteroni ramen e keni gabim Ai nuk esht as budall apo skizofren sic doni ta quani E keni gabim Keshtu nuk beni gje tjeter vec ia rrisni jeten si km Ai duhet vlersuar si aktori me i mire qe ka pare politika shqiptare ndaj esht mire qe te jemi me real Ai ka ngritur nje klik qe veshtire se e perballon kush aq me teper qe ne jemi shndrur vetem ne kritik ( kjo nuk mjafton) Dikush u kap dhe me opziten .mire beri se nqs populli eshte opozitar kreret e partive opozitare( kam rezerva) ? Dhe kryesori esht luli ( “vogel”) Zoteria e ka len jo njeher kauzen ne mes te rruges Esht ne nderin e tij qe te hapi rrugen ka boll djem dhe vajza PD qe mund te ngrejn frymen e fitores E di qe dhe do ket qe sdo u pelqeje kjo e fundit por ky esht realiteti dhe per ata qe jan afer lulit duhet te gjejne kurajon dhe jo te heshtin si servila apo frksa se nuk i vret njeri

    1. Po a ka mundësi të na e shtjellosh me argumenta llogjikë e jo me përceptime subjektiviste se cilin lider e quan “të vogl” e cilin “të madh”.
      Krahasimet nuk bëhen në erë por mbi figura konkrete në politike.
      A nuk është ky “luli i vogël” ministri më i suksesshëm jo vetëm i qeverisë Berisha , por i të gjitha qeverive të shtetit shqiptar ?
      A nuk është po ky “luli i vogël” ai që e rrëzoi Ramën nga pashallëku i Tiranës ?
      A nuk është po ky “luli i vogël” me cilësinë e liderit të opozitës që ja nxorri bojën kësaj qeverie me ligjin e dekriminalizimit ?
      A nuk është ky “luli i vogël” që e detyroi Ramën para zgjedhjeve të 2017-tës që të lëshonte gjysmën e qeverisë ? (Jo po e “drodhi” se hoqi dorë nga kërkesa për dorheqjen e tij. Jo vetëm në politikë po në çdo fushë të veprimtarisë shoqërore, synohet me kërkesar më të mëdha, për të realizuar ato më të mundëshmet)
      A nuk është “luli i vogël” që ju priu të gjitha protestave duke qëndruar përballë Kryeministrisë e jo duke u fshehur mes turmës si burracaku Rama ?
      Nëse e vlerëson ate si “luli i vogël”, a mos vlerësohen liderlt politikë nga gjatësia e trupit ?
      Dëgjoje z Bsha në komunikimin publik dhe krahasoje me ate që ti mesa duke e quan “të madh” pasi e ke parë me hallatet jashtë.
      Krahaso seriotitetin, formimin intelektual e moral të Bashës, me karagjozin vulgar kryeministër
      I kjartë e elokuent në komunikimet e tij me publikun, ai është antipodi i kryeminiatrit aktual që e kujton detyrën e tij vetëm të gënjejë e të sillet harbut me të gjithë, apo të aktrojë priimitivisht si një aktor diletant i estradave të dikurëshme të kooperativave bujqësore.
      Më gjej qoftë një cilësi që ta ketë Rama që ti krijojë atij epërsi mbi ate që ti e quan “luli i vogël”

      1. i ke bere nje koment epik propagandes antiopozitare e cila eshte kimioterapia qe i zgjat jeten vegjetative ketij kanceri politik, metastazat e ndyra te te cilit na kane pushtuar jeten.

  15. EDI RAMA,eshte lapidar i shtirjes,falsitetit dhe i hipokrizise.
    Nuk duhet te jesh as largpames as psiokolog per ta njohur.Mjafton nje sekonde vemendje.

  16. Ironia e AB me dy pamjet e ER – ate qe ne shohim, dhe me ate qe ER kerkon te na imponoje – druaj qe eshte kundraproduktive, pasi masa derrmuese e portalndjekesve eshte ose anlafabete ose analfabete e kthyer.
    Si rrjedhoje per ta ka me shume rendesi titulli se shkrimi, pasi gjate shkrimit ata “humbasin”. Por titulli i mbetet atyre, dhe ne kete rast i ka bere nje sherbim KM-2, qe ED kerkon te na shese.
    Jam i mendimit, qe mases se portalistave, qe jane po ata qe ndjekin gazetat online, duhet ti shtrohen vetem fakte, fakte dhe fakte. Qellimi eshte qe ata duhet te refuzojne kete model politikani. Pas refuzimit vjen demostrimi, dhe njerezit qe demostrojne nuk blihen…as nag bandat

  17. Ky duhet te izolohet jo te shkaekohet por te izolohet sepse vetem virus anti shqiptare dhe anti njerzim leshon shperndan virus te tipi ku tju ze gjumi nje nate mos tu ze naten tjeter..virus anti familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu