• |
ide | kryesore

Shpërthim granate/Plagoset kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe

Arkiva, Të fundit



Plagoset kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcnews.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë.

Policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *