• |
ide | kryesore

Vajza e Bruce Lee padit lokalin për foton e të atit

Paparazzi, Slider



Kompania e drejtuar nga vajza e aktorit legjendar Bruce Lee ka paditur zinxhirin kinez të ushqimit të shpejtë për përdorim pa leje të fotografisë së babait të saj në logon e vet.

Ajo po kërkon më shumë se 26 milionë euro dëmshpërblim, transmeton The Paper. Bruce Lee Enterprises me qendër në Kaliforni ngriti një proces gjyqësor kundër zinxhirit Real Kungfu në Shangai, duke kërkuar që të ndalojë përdorimin e fotografisë së Bruce Lee, por gjithashtu të paguajë rreth 11.000 dollarë taksa ligjore.

Kompania e bijës së Bruce Lee po kërkon gjithashtu që zinxhiri i ushqimit të shpejtë të deklarojë për 90 ditë se nuk është i lidhur me artistin luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *