• |
ide | kryesore

Arsenal largon Manchester United nga zona Champions: Xhaka paqe me tifozët

F1, Sport



Arsenal rikthehet tek fitorja në Premier League, gjë që i mungonte prej katër ndeshjesh radhazi, duke mposhtur 2-0 Manchester United në Emirates Stadium. Arteta merr kështu fitoren e parë përpara publikut të shtëpisë, pasi humbi derbin në fundin e 2019. Starti i duhuri i vitit të ri për teknikun e Gunners që, me 27 pikë, piketon pikërisht zonën e Europa League të mbajtur aktualisht nga Djajtë e Kuq si shënjestër sezonale.

Avantazhin e firmosi Nicolas Pépé në minutën e 8′, lojtari nga Bregu i Fildishtë goditi edhe një shtyllë, përpara se në minutën e 42′ të realizojë edhe Papastathopoulos. Gunners praktikisht likuidojnë skuadrën e Solskjaer në vetëm 45 minuta. Në pjesën e dytë Red Devils provuan të sulmonin, por rezultati nuk ndryshoi: United vuajti mungesën e Pogba në mesfushë, ndërkohë që diferenca mes dy skuadrave është tani 4 pikë.

Lajmi tjetër i mirë për Arteta është edhe paqja e kopsitur mes ish-kapitenit të skuadrës Granit Xhaka dhe tifozëve londinezë. Shqiptari që dukej një hap nga largimi, pas konfliktit të shpërthyer me tifozët e Arsenal është rikthyer në formacion nga tekniku i ri dhe në fund të ndeshjes i ka drejtuar mbështetësve të Gunners gjestin e zemrës, formuar me duar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *