• |
ide | kryesore

Ekstradimi i jashtëligjshëm i gylenistit turk, reagon zyra e Ramës: Çështje procedurash, s’ka lidhje me kryeministrin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria urdhëroi dëbimin për herë të parë të një anëtari të lëvizjes Gulen në Turqinë e Erdoganit mbrëmjen e së Mërkurës më 1 janar 2019, duke ngritur shqetësime për dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Rrjetet sociale shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë lajmin për dërgimin e Harun Çelik* drejt aeroportit të Rinasit ndërsa një orë më vonë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin./ BIRN



10 Comments

  1. Asgje e keqe nuk ka lidhje me edvin ramen ne kete vend ?!?!?!Asgje nuk di ai i shkreti,krejt ja kane me te futur,te gjithe ata qe ka emruar ai jane te paafte ?!Gjynah legeni qe ja kane me hile te tere mekembesit e tij !Edhe kur shkojne ne shtepi nuk flejne dot me grate,dashnoret e tyre,mekebesit e tij pa marre leje te edvin rama e jo te mos dije ai nje ekstradim Gylenist!Mbase ky eshte fillimi i nje numeri turqish qe etiketohen nga rregjimi diktatorial i Erdogan si Gylenist dhe qe edvini me doemosdo do te detyrohet ti deportoje ne Turqi siç beri Hashimoviç Thaçi!Ne sherbim te antivlerave,ne fakt nuk eshte larg natyres bastarde te tij roli me i ri i mjekerrpordhes qe qeveris kete vend !Çfare mendimi ka Ambasada Amerikane ?Po ajo e Bashkimit Europian,Soreca,thua do te heshtin,me siguri qe po ?Tani do te nise levrimi i ndihmes se 500 apartamenteve ?!?!?!?!??!!??!Edvini eshte skllav,shpirtshitur e liria e tij eshte e blere tanime ?!Sa e si nje zot e di,mbase dikush duhet ta pyese ate ?!Ambasadorja e re e United State !?Populli Shqiptar ne nje forme alla Çaushesku ?!Te shohim,por nuk do vonoje pyetja dhe zgjidhja !

  2. Jo i qarte shume si lajm……..
    Megjithate kjo duket pabesi alla shqiptarçe, njelloj si rasti ku kosovaret dorezuan 6 turq ne menyre te pabese

  3. Çfare qeverie drejton Nastradini qe nuk e di se kush e si kryehen procedurat ?!
    Kujt ja thote plehra qe ….,apo tall menderen me ata qe ka qejf e fshin ate po me ata qe sponsorizon me para e prostituta ?!!!!
    Dite pushimi kombetar,pa asnje te drejte ankimimi me urgjence e drejt e ne aeroport,shkelje flagrante e te drejtave te njeriut !
    Gjithe ojf,gazetaret,opozita e kush ka ze ta ngreje ate se nuk na nderon nje gje e tille!
    Shqiptaret kane ca zakone qe ndryshojne nga te tjeret,bijte e eterve bastarde nuk mund ti perdhosin ato !

  4. Tani kemi SPAK…AR!
    Do bejne drejtesi sic veri babai i Edit qe i lepiu bythen per 50 vjet Enverit… i biri ja lepin Erdoganit !
    Beme baba qe te ngjaje!
    Bastardi lind i tille.

  5. Me sigurimin e shtetit do te kete me shume siguri. Kermengrenesit Jane perseri ne pune. Moli nga kapterr u shpall francezoficer.

  6. Po ketij KARIzmatikut do ti pelqej ta extradojn per procedure kur te iki per azil si Gruevski kur ti vij koha???. Njerzit harrojn por zoti jo, do ti vij radha kujdo keshtu qe nuk ka pse merzitet babloku KARIzmatik.

  7. Aman ore se na cate trapin ,shqiptaret Jane populli me kontrabandist be vote,.Doni rregull kur ska asnje rregull.Jeni ftoh be bythe.

  8. Ky eshte nje akt i papare ne tre kendveshtrime:
    Nuk jemi shtet serioz, pasi per te njohur dhe respektuar marrveshjet nderkombetare, mjafton nje shtet i dobet.
    Nuk kemi sensibilitet njerezor si individ, pasi individet qe jane angazhuar ne kete aksion do te duhej te kishin lene me kohe “te rridhte” ky informacion ne shtyp.
    Nuk kemi shtyp serioz, pasi koha dhe vendi i kesaj ndodhie ne shtyp (pas te vjelave) tregon qe shtypi shqiptar eshte ineksistent (nje dore shokesh, qe levizin ne ekrane dhe gazeta te ndryshme pompuar egon e tyre).
    Rilindasi i ER, ka mbetur te hetuesi i EH, por eshte bere me cinik, se ushqehet me shume (jo me mire).
    I kendojme beses, se jemi te pabese.
    I kendojme fese, se jemi te pafe.
    I kendojme mikpritjes, se jemi te varfer (shpresojme).
    Mesa duket, ne e kemi vrare brenda nesh shqiptarin, qe ruajti dhe mbrojti cifutin. Medet!
    Mireupafshim pas 300 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *