• |
ide | kryesore

Foto/ Kupa e Perandorit, trofeun e parë të 2020 e fiton Iniesta

Sport



Vissel Kobe ka bërë të tijin Kupën e Perandorit, trofeu i parë futbollistik në lojë i vitit, duke mundur në Tokyo me rezultatin 2-0 Kashima Antlers. Një finale ‘historike’ ajo e luajtur në ditën e parë të vitit të ri, sepse jo vetëm i dha suksesin e parë absolut Kobe, por ishte edhe ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin olimpik të kryeqytetit, që pas pak muajsh do të mirëpresë Lojërat Olimpike, ndërsa ka shënuar edhe lamtumirën nga futbolli të spanjollit David Villa.

Kështu, trofeun e parë të vitit e ngre lart Andres Iniesta, që i gëzohet gjithashtu edhe trofeut të tij të parë që kur u transferua në Vissel, në 2018. Ish-truri i Barcellona ka qenë edhe një herë fari ndricues i lojës së Kobe, që është imponuar falë autogolit të Inukai në të 18′ e një goli me fat të sulmuesit Fujimoto në të 38′.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *