• |
ide | kryesore

Foto/ Shikoni tentativën e spiunimit të Mourinho: ndëshkim, humbje dhe dëmtim i Kane

F1, Sport



Tottenham ka humbur ndeshjen, por Jose Mourinho ka humbur edhe më shumë në të parën e 2020 në Premier League. Spurs janë dorëzuar 1-0 ndaj Southampton, ndërsa tekniku portugez ka humbur Harry Kane të dëmtuar dhe sikur të mos mjaftojë edhe fytyrën. “Special One” u ndëshkua me karton të verdhë sepse tentoi të spiunonte taktikat e skuadrës rivale. Kamerat në fushën e “St. Mary” regjistruan momentin kur portugezi kaloi përpara pankinës kundërshtare, duke ulur kokën për të parë skemat dhe indikacionet në letër të trajnerit kundërshtar.

Arbitri Mike Dean e ka ndëshkuar teknikun me karton të verdhë, ndërsa përvec humbjen së parë për vitin 2020, Spurs janë në ankth për gjendjen e sulmuesit të tyre kryesor. Kane la fushën në minutën e 76, pasi përsoi tërheqje muskulare në kofshë kur po nxirrte topin nga rrjeta. Zgjidhja e vetme për ndeshjet e ardhshme është adaptimi i Son në qendër, por është e qartë nëse Kane do të mungojë për një kohë të gjatë, vështirësitë do të shtohen më shumë për Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *