• |
ide | kryesore

Inter i parakalon të gjithë për Vitin e Ri: Eriksen kërkon të vishet zikaltër

Sport



Inter është përpara të gjithëve në garën për Christian Eriksen. Zbulimin e bën tabloidi britanik ‘The Athletic’, sipas të cilit klubi zikaltër ka kaluar konkurencën e Real Madrid por edhe Manchester United, që janë të interesuar për mesfushorin. Danezi 27 vjecar shkon në skadencë kontrate me Tottenham, në 30 qershor 2020, por synimi i tij është të largohet nga Spurs që në merkaton e janarit.

Tottenham është vënë në lëvizje prej kohësh për të rinovuar kontratën e Eriksen, duke evituar kështu një nisje të tij në verë me parametër zero. Lojtarit i është propozuar një pagesë gati e trefishtë në krahasim me atë aktuale (nga 4.5 milionë euro në 10-12 milionë) por propozimi është refuzuar – pavarësisht ardhjes së José Mourinho në pankinën e Spurs – duke rritur shpresat e shumë pretendentëve për të marrë lojtarin e cmuar. Por, sipas asaj që bën të ditur ‘The Telegraph’, Eriksen dëshiron të shkojë tek Inter për tu bashkuar me ish-yjet e Manchester United Lukaku e Sanchez. Administratori i Deleguar zikaltër Beppe Marotta ka takuar menaxherin e lojtarit për të bërë një sondazh mbi mundësinë e tratativës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *