• |
ide | kryesore

Kroacia merr kryesimin e BE-së, sfidë afrimi i Ballkanit Perëndimor me Unionin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një janari për Kroacinë shënon një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë merr drejtimin e Bashkimit Europian, duke pasuar Finlandën.

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman, është zotuar  se do të angazhohet fort  për afrimin e Ballkanit Perëndimor në  Bashkimin Europian.

Për këtë ai ka thënë se do të përpiqet të vërë në lëvizje vendet skeptike siç është Franca, ndërsa është shprehur se do ta bindë të heq dorë nga vetoja, e cila ka bllokuar zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimi i Francës nuk ishte i mirëpritur nga vendet kryesore të unionit, përfshirë Gjermaninë.

“Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.”

Teksa garantoi se Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, pjesa më e rëndësishme e Presidencës korate do të jetë samiti i zgjerimit që zhvillohet  më 6 dhe 7 maj në Zagreb.

Ky samit pritet që të përcaktojë një rrugë të qartë mbi të cilën do të ecë Bashkimi Europian, drejt tkurrjes apo zgjerimit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *