• |
ide | kryesore

Kubica mbetet në F1: polaku i ndërron edhe emrin skuderisë së re

Sport



Pavarësisht sezonit të vështirë me Williams, Robert Kubica edhe në 2020 do të jetë një pilot i F1. Jo një titullar, gjithësesi, por do të mbulojë rolin e pilotit të tretë e kolaudatorit të Alfa Romeo përkrah Raikkonen e Giovinazzi. Njoftimi ka ardhur në natën e Vitit të Ri, bashkë me një sponsor të ri, kompania polake e sektorit të naftës PKN Orlen, sjellë nga vetë 35 vjecari nga Krakova, që do të transformojë emrin e skuderisë në Alfa Romeo Racing Orlen.

“Jam vërtetë i lumtur për të filluar këtë kapitull të ri në karrierën time, ndërsa bashkohem me Alfa Romeo Racing Orlen. Kjo skuadër ka një vend special në zemrën time e jam i lumtur të shoh disa fytyra nga koha ime në Hinëil (selia e Sauber nga ku lindi Alfa). Koha e rrethanat janë natyrisht të ndryshme, por jam i bindur se do të gjej të njëjtën vendosmëri e uri për sukses. Mezi pres të ndihmoj Alfa Romeo Racing Orlen të bëjë një hap tjetër përpara”, ka thënë piloti polak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *