• |
ide | kryesore

Ndërrimi i viteve, 300 persona në Tiranë përfunduan në QSUT pas abuzimit me alkolin (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të mëngjesit të 1 Janarit kanë shënuar fluks në Urgjencën e Qendrës Spitalore universitare Nënë Tereza. Sipas bluzave të bardha shumica kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit

“Ka patur një fluks të shtuar gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj ditë. Deri tani janë paraqitur rreth 300 qytetarë. 3 janë të shtruar”, tha mjeku i urgjencës Petrit Gjorgji.

Shumica e qytetarëve që kanë kërkuar ndihmën e mjekut kanë qenë pacientët me sëmundje kronike, por edhe ata që kanë abuzuar me alkoolin.

“100 persona kanë abuzuar me alkoolin, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të sëmurët me tension dhe diabet”.

Ndryshe nga një vit më parë, shqiptarët janë treguar të kujdesshëm për ushqimin dhe zgjedhjet për restorante, pasi asnjë qytetar nuk është paraqitur me shenja të helmimit. Ndërsa në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmën mjekësore 4 persona për shkak të lëndimeve të shkaktuar nga fishekzjarrët./ Tv Klan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *