• |
ide | kryesore

Nga burgu në aeroport, autoritetet shqiptare dëbojnë me urgjencë gylenistin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

Burime për abcnews.al thanë se qytetari turk është ndaluar në Rinas 5 muaj më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Ka vuajtur dënimin në vendin tonë prej 5 muajsh, dhe sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.

Burimet saktesojne se 42-vjeçari turk, është liruar nga burgu 302 në Tiranë, më datë 1 janar 2020, pa u zbatuar procedurat ligjore të lirimit.  Sakaq, menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për deportimin e tij nga Shqipëria.

Referuar sërish burimeve të besuara, Harun Çelik nga drejtoria e Migracionit po transportohet me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.

Shtetasi turk ka të drejten e apelimit por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dergojë menjehere nga qelia në aeroport drejt Turqisë./abcnews.al



4 Comments

  1. Ai qe mbeshtet,mbron,artikulon ne mbeshtetje apo mbrojtje te kesaj qeverie eshte antishqiptar,antieuropian,monster jo me pak se vete edvin rama,kaloresi me fytyre te vrerosur !
    Fatkeqesia kombetare, kete vit do thyeje qafen…..,palaçot vendas e te huaj do shkojne para ligjit e demokracia do nise te rifunksionoje ne kete vend……!
    Si ta shesesh menderen ngado,me tepri ne Serbi e Rusi,e po ashtu te Erdogani me siguri vendimet do te jene arbitrare e aspak demokratike!
    Dorezoja banditit te lirise qe drejton Turqine dhe Europa besoj do ngelet e kenaqur nga veprimi yt edvin !

  2. Hahaha loje me gylenista me ” terrorista” me ekstremista me isis – sta e me plot tralala- ista. Hajde injorance hajde… dhe e vetmja e vertete e madhe neper kete bote eshte mafia e te gjitha llojeve. Pjesa tjeter bjerini bjerini se i bini bukur. Peshtirosje.

  3. I paemer pleh !Jeni te detyruar deri ne peshtirosje te mbani premtimin qe i eshte bere nje rregjimi si erdoganizmi ne turqi !Nuk ka shanse qe t’mos i ktheje e harrove ledhatimin qe i dha antivlera demokratike erdogan edvin rames?!Ik tani e me sill kundershtaret qe sipas tij jane problem per rrehjimin ne turqi!E ke pare o levyre te mbaje leksione demokracie ambasadori turk ne tirane,vajmedet poshte keni rene !!!????Po ate rrasen me emra qe ia mbeshtollet parkut kombetar per çfare jane aty ?!Flisni plehra ?!Ju jeni as zoti i madh nuk e di çfare emri t’perdore qe tu pershtatet sadopak ?!Fatkeqesi e kesaj toke qe t’paret e kene thirrur me emrin Shqiperi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *