• |
ide | kryesore

Plagosi kreun e Njësisë Administrative Sukth, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar tregtarin ambulant A.M, i cili në orët e pasdites, pas një debati plagosi me thikë, kreun e Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani dhe nipin të tij.

Sipas njoftimit të policisë, në vijim të veprimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *