• |
ide | kryesore

Pogba heq dorë nga sfida me Arsenal, tërbohet Manchester United: pas tekave të francezit është një strategji

Sport



Paul Pogba nuk luan në ndeshjen kundër Arsenal e tani Manchester United po ndihet i bezdisur. Vetëm një ditë më parë Solskjaer kishte njoftuar prezencën e mesfushorit në Emirates Stadium, por në momentin e fundit francezi, i rikthyer në fushë në 22 dhjetor pas tre muajsh mungesë, për shkak të dëmtimit në kavilje, ka thënë se nuk është akoma në gjendjen e duhur fizike. Tani Red Devils janë mërzitur nga kjo histori dhe tremben se pas tekave të Pogba, fshihet një strategji precize merkato.

“Paul nuk luajti kundër Burnley vetëm sepse kishte nevojë për më shumë pushim, pas dy ndeshjeve radhazi të luajtura, kundër Arsenal do të jetë” kishte deklaruar Solskjaer në konferencë për shtyp. E ndërkohë Manchester United duhet të bëjë përsëri pa të, duke qenë se nuk është parë në hotelin londinez ku Djajtë e Kuq ishin grumbulluar para ndeshjes.

Problemi është se të shtunën Pogba ka fluturuar në Francë për të asistuar në një ndeshje bamirësie të vëllezërve Florentin e Mathias, episod që, duke e bashkuar me ballon në martesën e Florentin e ndeshjes së basketbollit me Jimmy Butler (Miami Heat) në javët e kaluara, kanë ngritur dyshimin si në klub ashtu dhe tek tifozët mbi gjendjen reale të kaviljes së lojtarit.

Në Angli kanë frikë se e gjitha është manovër për tu larguar nga Manchester, në kohë që nga vera flitet për interesimin e Real Madrid e Juventus për të. Një lloj “shqetësimi” që është përcaktuar nga fjalët e Raiola ndaj United (“do ishin të aftë të shkatërronin edhe Maradona apo Pelè”). Vështirë një lamtumirë në janar, por po aq e vështirë të mendosh se raporti mes Pogba e Red Devils do të vazhdojë përtej qershorit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *