• |
ide | kryesore

Premier League: Gabriel Jesus likuidon Everton, Guardiola mposht Ancelotti

Sport



E para e vitit në përplasjen e pritur mes Pepe Guardiola e Carlo Ancelotti i buzëqesh spanjollit, që me dy gola të Gabriel Jesus likuidon Everton, që nuk ka mundur të përballojë kualitetin e lartë të Manchester City në Etihad Stadium. Vetëm për statistika goli i Richarlison, që i shkaktoi 20 minuta ankthi Citizens, që vazhdojnë ndjekjen e Leicester në vendin e dytë.

Guardiola i besoi sërisht Jesus vijën e parë të sulmit, ndërsa Aguero, por edhe Sterling e panë ndeshjen nga pankina. Braziliani nuk e humbi rastin për të treguar sa vlen dhe për 7 minuta i shënoi dy herë portierit të kombëtares së Anglisë. Everton u detyrua të dorëzohet fillimisht në të djathtën e kalibruar të brazilianit, që pasi dribloi Coleman mposhti Pickford në minutën e 51. Shtatë minuta më vonë 22 vjecari u ekzaltua këtë herë me të majtën, duke goditur në shtyllën e parë.

Një tjetër brazilian la gjurmë në ndeshje: Richarlison shënoi golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 71, por kjo nuk i ndryshoi dot fatet e ndeshjes. 44 pikë për City në vendin e tretë pas 21 javësh, një pas Foxes, që shkuan të fitojnë në transfertë me Neëcastle 0-3. Ancelotti provon kështu edhe humbjen e parë me Toffies, që pozicionohen të 10 me 25 pikë, gjashtë larg zonës Europa League, që mbahet nga United, që duhet ende të luajë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Brighton & Hove Albion 1 – 1 Chelsea
Burnley 1 – 2 Aston Villa
Newcastle United 0 – 3 Leicester City
Southampton 1 – 0 Tottenham Hotspur
Watford 2 – 1 Wolverhampton Wanderers
Manchester City 2 – 1 Everton
Norwich City 1 – 1 Crystal Palace
West Ham United 4 – 0 AFC Bournemouth



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *