• |
ide | kryesore

Rama e quajti gënjeshtar, përgjigjet Haradinaj: Po bëhet nervoz, por duhet të kuptojë që ne në Kosovë nuk po hamë bar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja për nismën e quajtur “minishengen” ka ardhur me qëllim të heqjes së taksës ndaj Serbisë.

Sipas tij, është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte prej tregut të Kosovës ndërkohë që kjo e fundit nuk do të kishte asnjë përfitim. Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj i përgjigjet edhe deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili kishte thënë se Haradinaj është gënjeshtar, pasi ky i fundit kishte deklaruar se “minishengeni” po bëhet për heqje të taksës.


Ramush Haradinaj thotë se përmes “minishengenit” të gjithë ata që kanë investuar në ekonominë e Serbisë, përfshirë Rusinë, do të mund të kishin edhe Kosovën si treg.

Kujtojmë se kur Haradinaj pati deklaruar se “minishengeni” do të mundësonte heqje të taksës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte quajtur gënjeshtar. E Haradinaj thotë se Rama duhet të kuptojë që në Kosovë njerëzit “nuk hanë bari”.

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të bëhet “minishengen” Kosovë-Shqipëri bilateral, por jo një i tillë duke përfshirë Serbinë.

Sipas Haradinajt, taksa në rrugën e kombit duhet të hiqet, që të largohen pengesat dhe të krijohet më shumë infrastrukturë e ndërsjellë. Por, Haradinaj vlerëson se taksën nuk do ta heq as Qeveria e re e Kosovës.

Ramush Haradinaj po vazhdon të drejtojë Qeverinë e Kosovës në detyrë, meqë partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e kanë një koalicion qeverisës përmes së cilit do të krijonin institucionet e reja të ekzekutivit.

5 Comments

  1. Meqe e keni barin me tepric e nuk ju hyn ne pun hidheni ketej nga ne. Populli yn trim dhe liridashes e ha shum. E kemi ushqimin baz tash e 100 vjet.

  2. EH RAMUSH

    SI TE TE KUPTOJNE ATA QE, KUR TI NDERROJE KEMISHAT E PERGJAKURA

    NE BETEJAT PER CLIRIMIN E KOSOVES, ATA NDERRONIN CORAPET E KUQE NEPER STUDIOT

    TELEVIZIVE

    SI TE TE KUPTOJNE ATA QE KUR TI DEGJOJE FISHKELLIMAT E PLUMBAVE SERBE MBI TRUPAT

    VELLEZRVE E BASHKELUFTETAREVE T E TU, ATA DEGJONIN MUZIKEN E BREGOVICIT

    SI MUND TE TE KUPTOJNE TY ATA QE KUR TI VETEOFROJE DY HERE DOREHEQJEN NGA

    KRYEMINISTR I KOSOVES, ATA BENIN LOGARITE MESKINE PER BLERJEN E MANIPULIMIN E

    VOTAVE ME QELLIM KALERIMIN E TE GJITHA PUSHTETEVE

    SI MUND TE KUPTOJNE TY ATA QE ME BREZA NUK E KANE NDJERE KURRE JO VETEM EREN E

    GJAKUT POR AS EREN E DJERSES , QE NUK KANE DHENE ASGJE DHE KANE MARRE GJITHECKA

    QE NUK KANE VU NJE GURE NE JETET E TYRE DHE KANE MARRE KREJT KALANE.

    VERTET GJUHA JOTE NUK ESHTE AQ E LEMUAR, VERTET NUK SHQUHESH PER ELOKUENCE TE

    RRALLE E ME FJALI TE SPERDREDHURA SEPSE TI NUK PATE KOHE TE SHKOLLOHESHE AUDITOREVE

    SEPSE AUDITORET TUA ISHIN FUSHAT E BETEJAVE SI NE LUFTE PER LIRI ASHTU EDHE NE PAQE

    PER MBROJTJEN E INTEGRITETIT TERRITORIAL TE KOSOVES DHE SE NE ATO BETEJA TI MORE

    DIPLOMEN ME TE CMUAR, DIPLOMEN E MIRENJOHJESS SE NJE POPULLI TE TERE,

    DIPLOME QE ATA NUK MUND TA BLEJNE KURRE SIC BLEJNE VOTAT NE ZGJEDHJE AS

    ME TERE PARATE BOTES.

    PRANDAJ RAMUSH TI U DUKESH ATYRE I “PADITUR’ SEPSE “PADITURIA” JOTE U BEN HIJE

    “DITURISE” SE TYRE MESKINE.

  3. Pranojme cdo lloj bari. Mjaft te jet jeshil. Cdo lloj. Nuk ushqehemi dot me gje tjeter. Madje dhe ata qe nuk e hane e nuk e pine i bejne fresk atyre qe e han dhe qe e pine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu