• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea e nis 2020-ën me barazim: Blues shënojnë golin e parë të vitit në Premier League

F1, Sport, Video



Kishte menduar tjetër fillim të 2020 Chelsea, por Frank Lampard i kishte bërë llogaritë pa golin spektakolar me rovjeshatë të Jahanbakhsh. Kështu, përballë Brighton londinezët janë ndalur në barazim 1-1, duke lëshuar suksesin në transfertë vetëm 6 minuta nga fundi.

Goli i shpejtë i Cesar Azpilicueta, në minutën e 10-të, u duk se do ta bëntë të thjeshtë suksesin e londinezëve, por barazimin e tretë në këtë kampionat për Chelsea e fikson në në minutën e 84 Jahanbakhsh. Vendi i 4 me 36 pikë në 21 ndeshje për Blues, që janë zhgënjyer nga ky rezultat, por të paktën mund të ngushëllohen me faktin se Azpilicueta ka shënuar golin e parë për vitin 2020 në Premier League.

Futbollisti 30 vjeçar u bërë shënuesi i parë për vitin 2020: pas një harkimi nga këndi, Azpilicueta, përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonën e Brighton, duke goditur pranë vijës fatale. Në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 13:30, Aston Villa triumfoi në transfertë përballë Burnley me rezultatin 1-2.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *