• |
ide | kryesore

Ekstradimi i mësuesit turk, Shqipëria i nënshtrohet “Sulltanit”

Kryesore, Lajme, Të fundit

Mbrëmjen e parë të vitit 2020 në media nisi të raportohej me shpejtësi deportimi nga Rinasi i një shtetasi turk, mësuesit Harun Çelik, i cili ishte pjesëtar i lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen. Duket se autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato turke, zgjodhën jo rastësisht ‘përgjumjen’ nga festat e fundvitit për të kryer këtë lëvizje të dyshimtë e që bie ndesh me rregullat e ekstradimit të shtetasve të huaj.

Gylenisti Harun Çelik, në përpjekje për t’iu larguar kërcënimeve nga Turqia, u kap në muajin korrik në aeroportin e Rinasit me dokumente false duke udhëtuar drejt Kanadasë. Ai kreu disa muaj dënim në paraburgim dhe u la i lirë. Por siç thotë avokati i tij për Zërin e Amerikës, 42-vjecari kërkoi azil politik në Shqipëri, kërkesë e cila iu refuzua. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe eurodeputetja Ramona Strugariu. Përmes një postimi në Tëitter, ajo i kujton kryeministrit Rama ligjin dhe i kërkon të mos e ekstradojë Harun Celikun në Turqi.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.”

Për rastin në fjalë reagoi edhe Partia Demokratike, e cila i kërkon qeverisë të bëjë më tepër transparencë dhe të mos shkelë ligjet dhe të drejtat e njeriut.

“Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut? Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames”, thuhet në reagimin e PD-së.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, i tha “Zërit të Amerikës”, se “ky shtetas ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.

Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”.

Ky rast të kujton atë që ndodhi në Kosovë në fillim të vitit 2018, ku u deportuan në mënyrë të fshehtë dhe në shkelje të plotë të ligjeve gjashtë shtetas turq të lidhur me lëvizjen e Gylen. Ata u rrëmbyen nga shërbimi sekret turk me avion të vecantë në aeroportin e Prishtinës.

Natyrisht duke patur këtu edhe mbështetjen e paligjshme të autoriteteve të inteligjencës kosovare. Pas këtij skandali u shkarkua nga Kryeministri kreu i Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Nga ana tjetër në Kuvendin e Kosovës është ngritur një komision hetimor për këtë ngjarje.

Me deportimin e paligjshëm të shtetasit turk, i cili përndiqet në vendin e tij nga regjimi i Erdogan, edhe Shqipëria hyn kështu në radhën e vendeve që kanë shkelur ligjet dhe konventat e të drejtave të njeriut për t’i shërbyer ‘sulltanit’ të Bosforit.

Zyrtarisht Turqia i bëri kërkesë Shqipërisë dy vite më parë për të dorëzuar gylenistët që sipas saj janë në vendin tonë. Gjatë një vizite në Tiranë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë konferencës për shtyp me Ditmir Bushatin pati thënë:

“Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë”.

Ditmir Bushati iu përgjigj, se Shqipëria do zbatonte “dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit”.

Pra, qeveria shqiptare ishte në një pozitë të vështirë, mes dy zjarreve, një nga perëndimi që nuk lejon shkeljen e ligjeve në raste si këto dhe tjetrit nga lindja. Me atë që ndodhi në mbrëmjen e parë të 2020, duket se Shqipëria lëshoi pe përballë presionit të “Sulltanit”.

Deri më tani s’ka një reagim nga Ministria e Jashtme apo Ministria e Drejtësisë për këtë rast. Kujtojmë që pas rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq në Prishtinë, presidenti Erdogan falenderoi publikisht homologun e tij kosovar, Hashim Thaci, si dhe sulmoi kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, deklaroi Erdogan.

Nuk është çudi që pas deportimit të paligjshëm nga Rinasi të mësuesit turk, edhe kryeministri Edi Rama të marrë ndonjë falenderim publik nga ‘vëllai’ Erdogan.

©Lapsi.al

33 Comments

  1. na plasi kari, ne kemi plane per 2020. plumb ballit vetes dhe mbaroi vuajtja. na shkoi jeta me ropqira politikane qe ndryshojne pushtet dhe na lene pa pune. ju qifsha rracen, pse kshu jetohet. lere mo te kesh ambicie. shqiptar ikni nga amerika, as evropes mos ja hidhni qyrret se eshte per skrrap. neqoftese nuk keni mundesi kerrcitjani vetes. jeta tjeter pret gjera me te mira se kjo.

    1. Duket sa shume i do shqiptaret ti qe i do ose te vetevrare ose te ikur sa me larg bile mundesisht larg Evropes qe mos te kthehen me! Spo mbroj Ramen, se ai do rrezuar se sben kete vit, por dhe keshillat e tua sme duken si keshilla te nje shqiptari

      1. I duante miren prandaj them sa me larg evropes ne amerike atje ku cfardolloje oune te besh PAGUESH SEPSE PER KETE KA NEVOJE SHQIPTARI TE TJERAT JANE PRRALLA SOROSIANE, i ka shkuar jeta dëm. Ti ske nevoje fare te thuash e mbron apo jo ramen, ma kurse sepse me ngjan si ata te penduarit e partise socialiste. Eshte injorance e programuar. Prandaj cfardo qe te bejne evropianet rames i rruajne lesht. Amerike ose dhe Australi. Te tjerat siç thashe jane prralla sorosiane. Ose ndryshe keputja vetes. Ty te djeg mbase se mund te jesh i bashes dhe gjermajia e ka nen sqetull bashen, mbasi kaloi njehere nga rama. Hajde se ne te tjeret e hajme ( jo ti se e paske ndar mendjen politikishte, tipik shqiptari klasik)

      2. Ti kujton se rama do rrëzohet ? Haha ai do jap dorehqejen ne momentin e duhur o katnar i lumtur. Mjaftohu me kaq e gezo tani. Medioker

    2. Keta terroristet e organizates FETO, kane shtene nenkontroll te gjithe klasen politike ne Shqiperi, paperjashtim, duke perdorur korrupsionin dhe shantazhin me filmime, video etj. Femijet e Baftiarit dhe te shume politikaneve te larte, jane shkolluar neper shkollat e terroristit Gulen, Rama ka aksione ne spitalin Amerikan, te terroristit Gulen, Lulushi ka bere konsuj nderi, (kur drejtonte, MPJ) njerezit e aferm te terroristit Gulen. Terroristet e Gulen, kontrollojne ekonomine tone dhe shume intitucione shteterore shume te rendesishme, nepermjet njerezve te tyre, te katapultuar me metoda mafioze. Nese Shqiperia eshte katandisur ne kete gjendje, nje nga 2-3 shkaqet kryesore, eshte kontrolli dhe ndikimi qe ushtron kjo organizate okulte, per ekzistencen dhe veprimtarine e ciles, fare pak shqiptare, jane ne dijeni. Kjo fare e keqe, duhet qe te zhduket sa me shpejt nga Shqiperia, te cilen e ka kthyer ne nje bastion, nga ku operon neper bote.

  2. Mungesa e shtetit nuk mundeson njohjen dhe respektimin e marrveshjeve nderkombetare. Kjo eshte shume e rende ne palin shteteror.
    Por ne planin njerezor, individual, dorezimi i personit ne makinen e verber te vuajtjes dhe vdekjes turke, tregon qe rilindasi i ER ka mbetur tek torturuesi i EH, por eshte bere edhe me cinik.
    Shqiperia ka humbur 30 vjet pa bere asnje CM para ne psiken e vet. I kendojme beses se jemi te pabese, i kendojme mikpritjes se jemi te varfer (shpresojme), i kendojme fese se jemi te pa fe.
    Kjo tregon qe shqiptarin, qe ruajti dhe mbrojti cifutin, e paskemi vrare perfunimisht brenda vehtes. Mireupafshim pas 300 vjetesh.

  3. I duante miren prandaj them sa me larg evropes ne amerike atje ku cfardolloje oune te besh PAGUESH SEPSE PER KETE KA NEVOJE SHQIPTARI TE TJERAT JANE PRRALLA SOROSIANE, i ka shkuar jeta dëm. Ti ske nevoje fare te thuash e mbron apo jo ramen, ma kurse sepse me ngjan si ata te penduarit e partise socialiste. Eshte injorance e programuar. Prandaj cfardo qe te bejne evropianet rames i rruajne lesht. Amerike ose dhe Australi. Te tjerat siç thashe jane prralla sorosiane. Ose ndryshe keputja vetes. Ty te djeg mbase se mund te jesh i bashes dhe gjermajia e ka nen sqetull bashen, mbasi kaloi njehere nga rama. Hajde se ne te tjeret e hajme ( jo ti se e paske ndar mendjen politikishte, tipik shqiptari klasik)

  4. Keta terroristet e organizates FETO, kane shtene nenkontroll te gjithe klasen politike ne Shqiperi, paperjashtim, duke perdorur korrupsionin dhe shantazhin me filmime, video etj. Femijet e Baftiarit dhe te shume politikaneve te larte, jane shkolluar neper shkollat e terroristit Gulen, Rama ka aksione ne spitalin Amerikan, te terroristit Gulen, Lulushi ka bere konsuj nderi, (kur drejtonte, MPJ) njerezit e aferm te terroristit Gulen. Terroristet e Gulen, kontrollojne ekonomine tone dhe shume intitucione shteterore shume te rendesishme, nepermjet njerezve te tyre, te katapultuar me metoda mafioze. Nese Shqiperia eshte katandisur ne kete gjendje, nje nga 2-3 shkaqet kryesore, eshte kontrolli dhe ndikimi qe ushtron kjo organizate okulte, per ekzistencen dhe veprimtarine e ciles, fare pak shqiptare, jane ne dijeni. Kjo fare e keqe, duhet qe te zhduket sa me shpejt nga Shqiperia, te cilen e ka kthyer ne nje bastion, nga ku operon neper bote.

  5. Cfare peshtirsie po serviret si lajm. Te flasim hapur e drejte pa qene nevoja te jemi te stigmatizuar nga asgje. Ky nuk perndiqet ne Turqi as sepse eshte minoritar etnik apo fetar, as po perndiqet sepse eshte opozite politike e pozites, atehere per cfare perndjekje behet fjale? Po behet fjale per nje pjestar te nje grupi me influence politike te mire financuar e te strukturuar, ekzistencen e se ciles Evropa se ka vene ne dyshim. Evropa dhe Amerika kur kane rrefuzuar per te dorzuar persona qe kerkohen nga Turqia, kane rrefuzuar ne baze te ligjeve te interpolit ku theksojne se nuk ka prova individuale qe lidhin personat qe Turqia kerkon me ndonje krim, kurse Turqia i kerkon ne baze jo te krimit individual por te asocjimit me nje grup te rrezikshem sipas Turqise e cila eshte anetare dhe bashke miratuese e ketyre ligjeve. Pra shkurt po shkelin ligjet e veta per te mos dorzuar pjestare te FETOs. Asnjehere seshte vene ne dyshim cilsia e Turqise per te patur gjyq te hapur, por Evropa ka perdorur shkakun se ska prova te mjaftueshme. Nga dilni ju tani te Lapsit me argumentin sikur po flasim per ndonje shtet te botes se peste ku spaska drejtesi ku u beka hataja ku njerezit po jetokan ne frike te perhershme etj, kur vete Evropa ska bere asnjehere ligjerisht kete argument? Eshte e qarte se per cfare behet fjale, do marim urdher dhe te mbrojme ata qe Evropa dhe Amerika mbron ne kete rast FETOn per interesat e vete gjeopolitike dhe te hidhemi ne front kunder Turqise, apo atyre qe do Evropa kur i intereson, apo do mbajme krahun e Turqise ne kete rast dhe ti dalim kunder Evropes dhe Amerikes ne kete rast. Kaq eshte. Ska fare lidhje ketu propaganda shkerdhate jo te drejtat e njeriut e te ariut, behet fjale per pozicjonimin tone. Shumica do thonin normal Evropes dhe Amerikes, do te thoja te kunderten vete, per arsye te thjeshta pragmatike qe lidhen me te ardhmen e sigurise sone.

    1. Pse bën si kopetent dhe sikur punon në ministrinë e jashtme ti.

      Po si ka mundësi që procedura të tilla që duhet kohë për tu zbatuar bëhen pikërisht në ditë feste dhe pushimi?

      Kjo është thjesht çeshtje njerëzore e mos e politizo duke bërë sikur merr vesh nga gjeopolitika.

      1. Kij takt kur shkruan, eshte kollaj te besh cinikun por stregon asgje. Nuk mbroj levizjen e Rames, as menyren si e organizuan. Arsyeja e vetme pse nuk u ekstradua ne menyre ligjore eshte se nuk do te kete presjon nga Evropa, sepse shume kollaj mund te perdorte ligjet per ta ekstraduar, pa qene nevoja si kusar.

        1. Më vjen keq për tonin, por shumë rallë gjej ndonjë veprim të institucioneve shqiptare që mbështeten në ligje e akte të tjera ligjore. Në shqipëri çdo veprim kryhet me urdhër të pa mbështetur apo argumentuar me baza ligjore.

          Edhe veprimi ndaj mësuesit turk, jam 1000% i sigurtë që është mbështetur në urdhëra të dhëna nga eprorët, dhe çdokush që përpiqet të ligjërojë veprime të tilla të paligjshme nuk më duket se ka sjellje korrekte.

        2. Kujt i plasi kari per evropen ne kete pike. Asnje shqiptar sduhet ta rruaj per ata. I kan futur anestezi shaiptareve njelloje si rama. Qe ne fillim.

  6. Principet e drejtesise nje pushtetar normal nuk duhet ti marre nen kembe .
    Nje BASTARD SI RAMA PO,E KA AMANET NGA BABAI !
    Felliqesire !!

  7. E ka thene mire Dashamir Shehu para disa vitesh. Nuk ka mbetur vend pa u shtrire ndikimi Turk, na dominojne ne fushat me delikate. Deri ktu ska shume problem. Por sado simpati te kene nje pjese e shqiptareve per popullin Turk, politika Turke drejtohet nga nje autokrat. Nje politike qe me prova pa prova ka burgosur me qindra e mijera gazetare e kundershtare politike. Ne Turqi nese shkoni do shihni qe jane te bllokuara mbi 200 mije faqe e portale duke filluar nga wikipedia, tek faqet kontroverse mbi fene, tek faqet pornografike etj.
    Ky i gjati i ngjason gjithmone e me teper, por per disa gjera eshte akoma me keq. Nje arrogant, i korruptuar, i paafte qe po e kthen vendin cdo dite me mbrapsh, por qe nuk i ka te gjata ditet!!

  8. Gylenista jemi po po. Hikni mor kara. Une jam i paanshem, tekni vetmi qe kisha shpresa ishte trump, por sorosianet e bllokuan, i kane ven kusht qe duhet te kaloje nga filtri soros ose te hik fare nga politika. Dhe evropa merkeliano-sorosiane e gjermanise frances dhe anglise e adhuron kete gje (italia eshte mafia me bekimin e papes, tyryry gjithe pipinot mbrapa ). E keni vene re si po perhapet mentaliteti “kurban” “mos kerko shume” ose “tani ja u dhjeu rama vazhdoni para me spec nbyth”. Pse beri marrveshje me zukarbergun merkeli ? Se i doli fytyra marksiste evropes, dhe si ne kohen e xhaxhit gjeja pare qe behej kur kapej keq, blloko provat birbooo.

  9. Gylenista jemi po po. Hikni mor kara. Une jam i paanshem, tekni vetmi qe kisha shpresa ishte trump, por sorosianet e bllokuan, i kane ven kusht qe duhet te kaloje nga filtri soros ose te hik fare nga politika. Dhe evropa merkeliano-sorosiane e gjermanise frances dhe anglise e adhuron kete gje (italia eshte mafia me bekimin e papes, tyryry gjithe pipinot mbrapa ). E keni vene re si po perhapet mentaliteti “kurban” “mos kerko shume” ose “tani ja u dhjeu rama vazhdoni para me spec nbyth”. Pse beri marrveshje me zukarbergun merkeli ? Se i doli fytyra marksiste evropes, dhe si ne kohen e xhaxhit gjeja pare qe behej kur kapej keq, blloko provat birbooo.

    Njelloje si erdogani eshte edhe bashkimi evropian, rama eshte ura ndermjetese. Vetem njeri e ha ne kurriz dit per dit nga gjithe keto pordhe te kota por me plan.

    Kjo dallohet edhe tek pd-istat qe shume shpejt do ti shkelin premtimet e bera, duke bere retorike mbi autoritetin e rames. Ne kete pike do thoja per te gjithe ju besimtaret e bashkimit evropian: Ku merkel&co ?

  10. E gjithe bota demokratike e ndalon nje procedure te tille ekstradimi,shume konventa nderkombetare dhe organizata te te drejtave te njeriut e ndalojne kete veprim bandites e aspak human te qeverise shqiptare!
    Ju plehra,morra te kuq,gjysmeopingar,hashashiste,katundar administrate te rene nga gopi i shumekohepalere-salariote-tepeleniote,e mbroni veprimin edhe pse vete edvin mafia deklaroi se nuk di gje ?!?!?
    Me keq se Shvejku,ku di une se cfare bej une ?!?!?
    Shteti juaj rilindas,drogmene e maskarenje nuk dallon aspak nga shteti i kalifatit !Keni bere e beni rregulla si ua ka qejfi e koka juaj harbute e mizore!
    Se do ta justifikoni,mbroni e nxirrni llapen tuaj te ndyre duke lehur edhe pse perbindeshi as vete nuk e mori persiper ju jeni ?!?!Ju meshiroj qenije te peshtira me emrin rilindas qe nuk i leni mangut kusur e damke te piste ketij vendi !

  11. po pse ju vika kaq keq per nje person qe mund edhe te kete bo per tu arrestu dhe gjith shtypi halabag meret vetem me kte , po si nuk shkrujti nji gazete a portal per ato shkodronet qe bon 3 vjet burg kot se gjoja do vrisnin futbollistat e izraelit dhe i liroi prokuroria se jan arrestu pa asnji prove. merruni me kto tonet se me turkun merret turqia

  12. Katnaro,i kshu t’thone me fol,ata ?!Ik tani ha pershesh me turshi !!!Boll e mbrojtet edvin kurven,nuk jeni lodhur akoma,njerez a çfare lesh zvarranikesh jeni ?Jemi mire se jemi keq,se ka edhe me keq, kete po mendoni,e zgjepsa rilindas ?!Si nuk e shikoni veten ndonjehere ne xham,si hije se pasqyra nuk u hyn ne pune ju shemetira,dhe kot pyeteni ate hijen a nuk jemi ngop akoma me nje palomaskara,drogaxhi,pervers,hajdut,hajdut,hajdut si edvin kristaq rama!Nuk i thoni vetes po boll se plasa,boll me me kete mallist te ndyre!Apo jeni loqe nga ata qe zor se u gjen dy gram tru,ne koken lart them!?T’pandreqshem,te paimagjinueshem,te pafytyre!Thjesht qenije perverse,keto jeni ju rilindas!Shoqeria demokratike,e cila aspiron dhe frymezon boten,o zot sa larg jush eshte gungaçe te neveritshem!

  13. ju qe ju vjen keq per turkun ca menoni per ato tre shkodront qe bon 3 vjet burg pa asnji faj edhe nuk shkrujti kush 2 rreshta

  14. Salihu zhduku me 100 njerez ketu ne shqiperi ju shkerdhata e shurranjose me diplome po ju vjen keq nje turku te rendomte qe u tregua koqe me dokumenta fallco te kalonte kufirin shqiptar dhe per kete mereni me teori konspirative,po salihu dhe luluja e likja pse nuk flasin per kete rast

  15. Kane filluar ata te pd te bejne si rama. Efekti i stabilitokracise ballkanike.

    Nuk te len te flasesh, por kur gjen vet nje menyre te re, ne vend te thone me fal bejne si rama. Pra nuk jane as origjinal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu